ROVECTIN Anti-Irritant Barrier Repair Ultra Cream, përfaqëson standardet më të larta të markës ROVECTIN në tregun korean, duke u shitur në mbi 200 spitale dhe klinika.
Ky krem përmban formulën e patentuar Rovectin's Barrier Repair Complex™️, një formulë e cila siguron lëndë ushqyese për të luftuar shenjat e plakjes, si edhe ndihmon gjithashtu në rigjallërimin e lëkurës së dëmtuar dhe të thatë. Gjithashtu ky krem ka në përbërje niacinamide, një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Niacinamidet njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, gjithashtu ndihmon për të luftuar shenjat e sëmundjeve të lëkurës si: ekzemë dhe psoriasis.


Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*100ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Rovectin's Barrier Repair Complex™️, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

WATER, GLYCERIN, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, CAPRYLYL METHICONE, NIACINAMIDE, PENTYLENE GLYCOL, JOJOBA ESTERS, 1,2-HEXANEDIOL, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, ECLIPTA PROSTRATA EXTRACT, MELIA AZADIRACHTA LEAF EXTRACT, MELIA AZADIRACHTA FLOWER EXTRACT, THEOBROMA GRANDIFLORUM SEED BUTTER, CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT, OCIMUM SANCTUM LEAF EXTRACT, HAEMATOCOCCUS PLUVIALIS EXTRACT, MORINGA OLEIFERA SEED OIL, CORALLINA OFFICINALIS EXTRACT, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) OIL, RICINUS COMMUNIS (CASTOR) SEED OIL, SODIUM HYALURONATE, HYDROXYETHYL ACRYLATE/SODIUM ACRYLOYLDIMETHYL TAURATE COPOLYMER, VINYL DIMETHICONE, CETEARYL OLIVATE, SORBITAN OLIVATE, SODIUM POLYACRYLOYLDIMETHYL TAURATE, HYDROXYACETOPHENONE, HYDROGENATED POLYDECENE, TROMETHAMINE, ALLANTOIN, SORBITAN ISOSTEARATE, TRIDECETH-10, HYDROGENATED LECITHIN, POLYGLYCERYL-10 STEARATE, ASTAXANTHIN, CERAMIDE NP, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) STEROLS, LINOLEIC ACID, PHOSPHOLIPIDS, CARBOMER, XANTHAN GUM, DISODIUM EDTA

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Anti-Irritant Barrier Repair Ultra Cream

4,600 ALL 7,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI