ROVECTIN Barrier Repair Multi Oil, jo vetëm që mundet të përdoret në çdo pjesë të trupit përfshirë edhe skalpin e kokës, por mund të përdoret gjithashtu edhe për reduktimin e strijave. Ky vaj multi-funksional, përmban 9 vajra botanikë ushqyes, të cilët ndihmojnë në rivendosjen dhe riparimin e barrierës natyrore të lagështisë së lëkurës. Një Multi Oil, i cila përmban formulën e patentuar Rovectin's Barrier Repair Complex™️: tre përbërës si vaj neroli, vaj jojoba dhe vaj i farës së lulediellit, të cilët sigurojnë lëndë ushqyese thelbësore, mbrojtje të lëkurës si edhe do të lehtësojnë kruarjen e saj si pasojë e thatësisë. Nga ana tjetërvaji i farës së makadamisë së bashku me vajin e farave të çajit jeshil do të ofrojnë qetësim dhe hidratim të thellë të lëkurës. Ndërsa, shtimi i vajit të kamellës në këtë produkt siguron acide yndyrore thelbësore omega-9 që mbrojnë dhe rigjallërojnë pengesën natyrale të vajit të lëkurës, duke ofruar lëkurë rinore dhe rrezatuese!  

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme.

Përbërësit "magjik"

Rovectin's Barrier Repair Complex™️: vaj neroli, vaj jojoba dhe vaji i farës së lulediellit.

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylic/Capric/Succinic Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Squalane, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Lavandula Hybrida (Lavandin) Oil, Pelargonium Graveolens (Geranium) Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Macadamia Integrifolia (Macadamia) Nut Oil, Jojoba Esters, Squalane, Phytosteryl Macadamiate, Phytosterols, Tocopherol

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Barrier Repair Multi Oil

2,600 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI