PYUNKANG LINE Black Tea Infusion Toner njihet për vetitë e tij të mrekullueshme hidratuese dhe kundër shenjave të moshës. Përveç formulimit me çajin e zi të fermentuar, ky toner përmban peptide dhe adenosine të cilat mundësojnë rritje të elasticitetit dhe vitalitetit të lëkurës. Gjithashtu këto të fundit forcojnë barrierën mbrojtëse, duke nxitur rigjenerimin qelizor. Nga ana tjetër formulimi i këtij toneri me ekstrakt të bimës mugwort, i ofron lëkurës qetësim dhe freski. Kjo bimë njihet për vetitë e saj qetësuese kundrejt çdo lloj irritimi të mundshëm, qoftë nga radikalet e lira, apo agjentët e jashtëm. Ky toner ofron hidratim të thellë pasi përmban beta glucan, gjalpë shea, vaj të farave makadamia, 5 lloje të acidit hialuronik, 3 lloje keramidesh dhe panthenol. Cilësojmë se është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*130ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

çaj i zi i fermentuar, adenosine, peptide, acid hialuronik, ekstrakt i bimës mugwort 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, Diethoxyethyl Succinate, Trehalose, Pentylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Panthenol, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Methylpropanediol, Sodium Hyaluronate, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Biosaccharide Gum-4, Polyglyceryl-10 Myristate, Cnidium Officinale Root Extract, Eclipta Prostrata Extract, Biota Orientalis Leaf Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Poria Cocos Extract, Panax Ginseng Root Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Polygonum Multiflorum Root Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Beta-Glucan, Ethylhexyl Palmitate, Coptis Japonica Extract, Scrophularia Buergeriana Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Piper Methysticum Root Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Acetyl Hexapeptide-8, Glucose, Centella Asiatica Extract, Saccharomyces Ferment Filtrate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cholesterol, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Hydrogenated Lecithin, Artemisia Capillaris Extract, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Madecassic Acid, Ceramide NS, Ceramide EOP, Carbomer, Caprylyl Glycol, Trideceth-10, Caramel, Fructose, Maltodextrin, Polysilicone-15, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Ethylhexylglycerin

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

PYUNKANG YUL Black Tea Infusion Toner

4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI