Nëse keni nevojë për hidratim intensiv në lëkurë PYUNKANG YUL Moisture Cream është zgjidhja e duhur! Vetë marka është shumë e njohur dhe e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjeksisë tradicionale koreane! Kremi është i formuluar me përbërës të sigurt dhe të butë të dobishëm për lëkurën, i pasur me lëndë ushqyese gjë që siguron në mënyrë të efektshme hidratim të plotë, për një lëkurë më rrezatuese dhe rinore! Ekstrakti i rrënjës berberry ndihmon në uljen e temperaturës së lëkurës, duke e bërë ideal përdorimin e tij edhe gjatë ditëve që jeni në plazh. Ndërsa ekstrakti i rrënjës Coptis Japonica (një bimë medicinale e përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale orientale), rigjeneron lëkurën për një shkëlqim natyral. Falë konsistencës së tij, kremi përthithet lehtësisht nga lëkura. Përshtatet për lëkurën e yndyrshme, akneike, dhe sensitive!

Formula e tij nuk përmban ngjyrues dhe fragrancë artificiale!

*Produktet PYUNKANG YUL janë të rregjistruara në CPNP Evropiane, e cila ndalon testimin te kafshët.

*100ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakti i rrënjës Coptis Japonica, ekstrakti i rrënjës berberry

Lista e plotë e përbërësve

Coptis Japonica Extract, Butylene Glycol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetyl Ethylhexanoate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Isohexadecane, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polysorbate 80, Glyceryl Caprylate

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

PYUNKANG YUL Moisture Cream

2,650 ALL 4,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI