PURCELL 24/7 Colostrum Pore Defence Ampoule

3,300.00 ALL 2,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.

Përshkrimi

PURCELL 24/7 Colostrum Pore Defence Ampoule është një ampulë në formë misti, e krijuar për të kombinuar hidratimin intensiv me kujdesin për pamjen e poreve dhe barrierën e lëkurës. Formula përmban 7,500 ppm Colostrum, i cili kombinohet me një kompleks fermentesh probiotike, ku përfshihen Bifida Ferment Lysate 3.6% dhe Lactobacillus Ferment Lysate 3.6%, për të ofruar hidratim të menjëhershëm. Formula plotësohet me Acid Hialuronik, Glycerin, Betaine, Panthenol dhe Beta-Glucan, të cilët ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, duke e bërë lëkurën të ndihet më e butë dhe më elastike. Adenosine dhe një kompleks peptidik plotësojnë formulën me kujdes për pamjen e elasticitetit dhe vijave të holla, ndërsa Tocopherol (Vitaminë E) ofron mbështetje antioksiduese. Ajo që e bën veçanërisht praktik këtë produkt është forma ultra e imët mist, e cila mund të përdoret pas pastrimit ose tonerit si pjesë e rutinës së kujdesit, por edhe gjatë ditës për të rifreskuar lëkurën. Mund të aplikohet edhe para makeup-it për të përgatitur lëkurën dhe pas makeup-it për t’i dhënë një pamje më të freskët dhe me shkëlqim. Është veçanërisht interesante për lëkurë të dehidratuar, mikse ose me tendencë yndyrore, dhe mund të përdoret sa herë që lëkura ka nevojë për një dozë të shpejtë hidratimi dhe shkëlqimi.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*55ml

Përdorimi

Shkundeni dhe sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.

 Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Colostrum 7,500 ppm, Bifida & Lactobacillus Ferments, Hyaluronic Acid, Panthenol, Beta-Glucan, Peptide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propanediol, Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Lactococcus Ferment Lysate, Pichia Ferment Lysate Filtrate, Saccharomyces Ferment Lysate Filtrate, 1,2-Hexanediol, Colostrum, Chlorella Vulgaris Extract, Xylitol, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hyaluronic Acid, Milk Lipids, Betaine, Panthenol, Glucose, Glycerin, Fructooligosaccharides, Fructose, Ethylhexylglycerin, Diphenyl Dimethicone, Adenosine, Triethylhexanoin, Sodium Citrate, Sodium Phytate, Citric Acid, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Tocopherol, Magnesium Chloride, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric Urea Trifluoroacetate

Marka

PURCELL është një markë koreane e kujdesit të avancuar të lëkurës, e fokusuar në formulime me përbërës aktivë dhe teknologji moderne që synojnë përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Filozofia e saj përqendrohet te trajtimi i nevojave të ndryshme të lëkurës, veçanërisht barrierës së dëmtuar, hidratimit, elasticitetit, teksturës dhe shenjave të moshës, duke kombinuar aktivë të përqendruar me përbërës hidratues dhe qetësues. Produktet e PURCELL janë krijuar për të ofruar një qasje më të targetuar ndaj kujdesit të lëkurës, duke synuar jo vetëm një efekt të përkohshëm, por një pamje gradualisht më të lëmuar, të fortë, të hidratuar dhe më të shëndetshme.

Shpërndani

3,300.00 ALL 2,600.00 ALL