KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack (Melon)
KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack (Melon)
KLAVUU Nourishing Care Lip Sleeping Pack është një maskë buzësh që ofron kujdes intensiv dhe rigjenerues, ideale për përdorim gjatë natës ose kurdoherë që buzët kanë nevojë për hidratim të thellë. Me një teksturë të butë që përthithet shpejt, kjo maskë krijon një shtresë mbrojtëse e cila ruan lagështinë dhe zbut buzët e thata apo të plasaritura. Formula e saj përmban përbërës si ekstrakti i frutave të shalqirit (Citrullus Lanatus), i cili ka veti freskuese dhe hidratuese, duke ndihmuar në qetësimin dhe rigjenerimin e buzëve. Vaji i bërthamës së arrës së arganit (Argania Spinosa) ushqen thellë dhe mbron nga tharja, ndërsa vaji i farave të ricinit (Ricinus Communis) ndihmon në zbutjen dhe mbajtjen e lagështisë. Ajo që e bën këtë maskë edhe më të veçantë është aroma e ëmbël dhe freskuese e pjeprit, e cila e bën çdo përdorim një përvojë të këndshme dhe relaksuese. Përdorimi i rregullt i saj do t’ju japë buzë më të buta, më të lëmuara dhe dukshëm më të shëndetshme, perfekte për t’u zgjuar çdo mëngjes me buzë të kuruara dhe të freskëta
*20gr
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje para se të flini gjumë ose kur e ndjeni ju të nevojshme. Merrni një sasi të konsiderueshme me aplikuesin e tij dhe përhapeni butësisht mbi buzët tuaja.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt frutash shalqiri (Citrullus Lanatus), vaj bërthame argani (Argania Spinosa), vaj farash ricini (Ricinus Communis)
Lista e plotë e përbërësve
Polybutene, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Diisostearyl Malate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Octyldodecanol, Methyl Hydrogenated Rosinate, Ceresin, Synthetic Wax, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Hydrogenated Castor Oil, Ethylene/Propylene Copolymer, Beeswax, Disteardimonium Hectorite, Fragrance(Parfum), Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Silica Silylate, Tocopherol, Mica (CI 77019), Propylene Carbonate, Dehydroacetic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Amber Powder, Lauroyl Lysine, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Water, Glycerin, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
SKIN1004 Madagascar Centella Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Cream është një krem hidratues me formulë të lehtë “oil-in-water”, i krijuar për të qetësuar, rigjeneruar dhe mbrojtur lëkurën, veçanërisht atë të ndjeshme apo të irrituar. Përbërësi "magjik i këtij kremi është kompleksi TECA, një përzierje e fuqishme e tri-terpenoideve me përqindje të larta: Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid. Ky kompleks ofron veprim anti-inflamator, ndihmon në forcimin e barrierës lipidike të lëkurës dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave.
Formula është pasur gjithashtu me 9.8% Centella Asiatica për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës, niacinamide për njëtrajtësim të tonalitetit dhe reduktimin e dukjes së poreve, Panthenol dhe Sodium Hyaluronate për hidratim të thellë, si dhe Squalane, Ceramide NP dhe Shea Butter (Butyrospermum Parkii) për ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Me teksturën e tij të lehtë ky krem përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse dhe ofron një efekt freskues që ndjehet menjëherë pas aplikimit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato më të ndjeshmet.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*75ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Niacinamide, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Squalane, Carbomer, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Panthenol, Sodium Carbomer, Erythritol, Trehalose, Betaine, Butylene Glycol, Caprylhydroxamic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Xanthan Gum, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydroxyethylcellulose, Centella Asiatica Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Madecassoside , Biosaccharide Gum-1, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine Soja (Soybean) Sprout Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ceramide NP, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Linoleic Acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Linolenic Acid, Hexyl Cinnamal, Linalool
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Lifting Gel Sheet Mask (1pc.)
GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Lifting Gel Sheet Mask (1pc.)
GOODAL Black Carrot Vita‑A Retinol Lifting Gel Sheet Mask përdor teknologjinë inovative “shrink-wrap gel sheet”, një maskë hibride që ruan hidratimin intensiv si një gel dhe përshtatet ngushtësisht me fytyrën si një maskë në formë lecke. Kjo formulë e pasur, vegane dhe e testuar dermatologjikisht, përmban kompleksin patentuar RETI‑ROT™, i kombinuar me ekstrakt të karotës së zezë nga Jeju, retinol të kapsuluar, beta-karoten dhe ectoin, për të stimuluar elasticitetin e lëkurës, reduktuar poret dhe përthithur më mirë retinolin me irritim minimal. Nga ana tjetër hidratimi është i siguruar nga përbërës si acidi hialuronik, soluble collagen dhe niacinamide, të cilët përmirësojnë teksturën e lëkurës, e bëjnë më të lëmuar dhe me pamje më të mbushur. Për më tepër, përbërës si adenosina, panthenoli dhe vitamina E (tocopherol) ndihmojnë në efektin anti-age dhe qetësues, duke e bërë këtë maskë të përshtatshme për këdo që dëshiron të adresojë shenjat e para të moshës. Formula është gjithashtu e sigurt për lëkurën sensitive. Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30g
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt karotë e zezë (Black Carrot) nga Jeju, retinol i kapsuluar, beta‑karoten, ectoin, acid hialuronik, soluble collagen, niacinamide, adenosinë, panthenol, tocopherol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Sea Water,Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Methyl Trimethicone, Glycereth-26, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract(153.55ppm), Phellodendron Amurense Bark Extract Oubaku Ekisu, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Canola Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil(0.31ppm), Sodium Hyaluronate, Soluble Collagen, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Glyceryl Glucoside, Octyldodeceth-16, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Alcohol, Tromethamine, Allantoin, Glycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Ectoin, Sodium Polyacrylate, Retinol(786IU), HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Dextrin, Polyvinyl Alcohol, Butylene Glycol, Tocopherol, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Propanediol, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Beta-Carotene, Tocopheryl Acetate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tetrahydropiperine (THP), Phloretin, Ethylhexylglycerin, Arginine
Marka
SKINFOOD Carrot Caroten Moist Effector
SKINFOOD Carrot Caroten Moist Effector
SKINFOOD Carrot Caroten Moist Effector është një serum i jashtëzakonshëm, i formuluar për t'i ofruar lëkurës një ndjesi freskie dhe rinovimi. Me 75% β-karoten, një përbërës natyral i nxjerrë nga karota dhe vaji i farës së saj, ky serum shquhet për teknologjinë e përpunimit të tij të veçantë, zhvilluar që nga vitet 1950. Formula e tij ka fuqinë të qetësojë lëkurën e irrituar dhe të forcojë barrierën mbrojtëse, duke ulur skuqjet dhe ndjeshmërinë, dhe duke ofruar një efekt të menjëhershëm relaksimi. Nga ana tjetër, procesi i kujdesshëm i nxjerrjes së përbërësve aktivë siguron që vlerat e karotës të depërtojnë thellë në lëkurë, duke krijuar një ndjesi freskie dhe vitaliteti. Ndërsa, përbërësit hidratues si ceramidet dhe glicerina sigurojnë një hidratim të thellë, duke luftuar tharjen dhe duke i dhënë lëkurës një butësi dhe shkëlqim natyral.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*52ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
β-karoten, ceramide, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Glycerin, Propanediol, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Water, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, PPG-13-Decyltetradeceth-24, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Sodium Phytate, Maltodextrin, Beta-Glucan, Saccharide Hydrolysate, Caprylyl Glycol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pogostemon Cablin Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Lavandula Hybrida Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Xanthan Gum, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Oleate, Glycolipids, Glycosphingolipids, Tocopherol, Ceramide NP
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum është një formulë e menduar me kujdes që kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin, trajtimin antibakterial dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës. Ky serum vjen si një zgjidhje ideale për të gjithë ata që përballen me akne, yndyrë të tepërt dhe pore të bllokuara, duke ofruar një veprim të shumëfishtë që pastron, trajton dhe balancon lëkurën në të njëjtën kohë. Përbërësi kryesor, Acidi Salicilik (BHA), vepron duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke depërtuar thellë në pore, çka ndihmon në reduktimin e akneve dhe parandalimin e formimit të tyre në të ardhmen. Formula është e pasuruar me Centella Asiatica, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërkohë, Tea Tree Oil ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë akne, ndërsa ekstrakti i çajit jeshil si një antioksidant i fuqishëm, mbron dhe qetëson lëkurën nga irritimet. Për një efekt më të plotë, Licorice Root Extract ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe njëtrajtësimin e tonit, ndërsa Guaiazulene redukton skuqjen dhe ndjeshmërinë, duke e bërë këtë serum të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.
Konsistenca e tij është e lehtë, ujore dhe jo ngjitëse; përthithet shpejt dhe lë pas një ndjesi freskie dhe pastërtie, pa e rënduar lëkurën. Ky serum sugjerohet veçanërisht për lëkurë me akne, të yndyrshme apo mikse.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid Salicilik (BHA), Centella Asiatica, Tea Tree Oil, Ekstrakti i çajit jeshil, Ekstrakti i rrënjës së likoricës, Guaiazulene
Lista e plotë e përbërësve
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Shfaq 41/41

