ANUA Heartleaf 70% Soothing Cream
ANUA Heartleaf 70% Soothing Cream
Për të gjithë ju që jeni të pasionuar pas markave të njohura të K-Beauty, me siguri keni dëgjuar për ANUA, një markë që ka fituar besimin e shumë përdoruesve për efektivitetin e saj të jashtëzakonshëm. I tillë është edhe kremi më i ri i koleksionit KORAL SECRETS! Me një përqendrim të lartë prej 70% të ekstraktit të gjetheve të bimës heartleaf (Houttuynia cordata) dhe kosistencë të lehtë xheli, ky krem hidratues është një produkt i fuqishëm për të qetësuar lëkurën e irrituar dhe për të rikthyer vitalitetin e saj. I pasuruar me niacinamide, kremi ndihmon gjithashtu në rregullimin e prodhimit të sebumit dhe zvogëlimin e dukshmërisë së poreve, duke i dhënë lëkurës një pamje më të shëndestshme. Ndërkohë, kompleksi centella asiatica përshpejton procesin e shërimit dhe redukton inflamacionin, duke lënë lëkurën të freskët dhe të qetë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme dhe sensitive.
Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: ANUA Heartleaf 77% Soothing Toner.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, niacinamide, kompleksi cica
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract (70%), Butylene Glycol, Glycerin, Isoamyl Laurate, Purified Water, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Centerlla Asiatica (Gotu Kola) Extract, Portulaca Oleracea Extract, Betaine, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Asiaticoside, Chlorella Vulgaris Extract, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Polydecene, Glucose, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Caprylyl Methicone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dimethiconol, Polymethylsilsesquioxane, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Fructooligosaccharides, Fructose, Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Phytate, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Xanthan Gum
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum
ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum
Zbuloni fuqinë e rigjenerimit të lëkurës me ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum. I formuluar me 0.3% retinol, ky serum ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me 5% niacinamide i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, zbehjen e shenjave post-akne dhe minimizimin e dukshmërisë së poreve. Ndërsa kompleksi i fuqishëm me nëntë peptide, si Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester (relakson muskujt mimikë) apo Copper Tripeptide-1 (stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës), redukton rrudhat dhe rrit elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të rigjallëruar. Gjithashtu, formulimi i këtij serumi është i pasuruar me gjashtë lloje keramide, të cilat forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ruajnë hidratimin optimal duke parandaluar tharjen apo irritimin në lëkurë. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që dëshirojnë të nisni njëpërqindjen më të lartë dhe të përqëndruar të retinolit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.3% retinol, 5% niacinamide, peptide, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycereth-26, Niacinamide (5%), Malus Domestica Fruit Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Diospyros Kaki Leaf Extract, Coptis Japonica Root Extract, Potentilla Anserina Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Artemisia Capillaris Flower Extract, Arnica Montana Flower Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Hydrogenated Lecithin, Camellia Sinensis Leaf Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Sodium Hyaluronate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Carapa Guianensis Seed Oil, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Tocopherol, Propanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Polysorbate 20, Retinol (0.11%), Ceramide NP, Pentylene Glycol, Carbomer, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Polyquaternium-51, Beta-Glucan, Squalane, Panthenol, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, BHT, Oleic Acid, Dipropylene Glycol, BHA, Allantoin, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Sorbitan Laurate, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Octyldodecanol, Phytosterols, Madecassoside, Ceramide AS, Ceramide AP, Capryloyl Salicylic Acid, Cholesterol, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Ceramide NS, Ceramide NG, Caprylyl Glycol, Guaiazulene, Sucrose Distearate, Nonapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Hexapeptide-9, Ceramide EOP
Marka
ANUA Heartleaf 70% Intense Calming Cream
ANUA Heartleaf 70% Intense Calming Cream
ANUA Heartleaf 70% Intense Calming Cream është kremi më i famshëm i markës ANUA dhe jo pa arsye! Me një formulë të pasur që përmban 70% ekstrakt të gjetheve të bimës heartleaf (Houttuynia cordata), ky krem është zgjidhja ideale për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive pasi ofron një efekt qetësues të menjëhershëm. Gjithashtu, përfshirja e ceramideve NP në formulë forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe përmirëson elasticitetin, ndërsa panthenoli qetëson irritimet dhe nxit rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Nga ana tjetër formulimi me adenosine riaktivizon rigjenerimin qelizor për t'i ofruar lëkurës një pamje më rinore. Përhapet lehtësisht në lëkurë duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe sensitive.
Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: ANUA Heartleaf 77% Soothing Toner.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, ceramide NP, panthenol adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract (70%), Cetearyl Alcohol, Glycerin, Cyclohexasiloxane, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dicaprylyl Ether, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrogenated Polydecene, Glyceryl Stearate SE, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Vegetable Oil, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Dipropylene Glycol, Behenyl Alcohol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Cetearyl Glucoside, Cholesterol, Xanthan Gum, Adenosine, Ceramide NP, Glucose, Water, Ethylhexylglycerin
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
ANUA Heartleaf 70% Daily Lotion
ANUA Heartleaf 70% Daily Lotion
ANUA Heartleaf 70% Daily Lotion është një locion i formuluar me kujdes që jo vetëm që ushqen lëkurën e fytyrës, por falë formulës së tij të plotë dhe përbërësve të zgjedhur me kujdes, është gjithashtu i përshtatshëm për të hidratuar dhe qetësuar edhe lëkurën e trupit. I pasur me 70% ekstrakt të bimës Heartleaf, i njohur për vetitë e tij të fuqishme qetësuese dhe anti-inflamatore. Ekstrakti i Heartleaf përmban kuercitrinë, një flavonoid që kontribuon në pastrimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke rikthyer butësinë dhe shkëlqimin natyral. Ky përbërës i veçantë ndihmon gjithashtu në balancimin e prodhimit të sebumit, duke mbajtur në kontroll yndyrën e tepërt dhe parandalon formimin e papastërtive dhe akneve. Formula e tij unike është e pasuruar gjithashtu me ekstrakt të gjetheve të borzilokut, të njohura për vetitë e tyre antioksiduese dhe rigjeneruese, si dhe me tre lloje të acidit hialuronik që veprojnë në shtresa të ndryshme të lëkurës, duke ofruar një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. Por efektet e locioinit nuk mbarojnë me kaq! Jo vetëm që qetëson dhe hidraton lëkurën, por gjithashtu forcon barrierën mbrojtëse, duke rikthyer ekuilibrin dhe vitalitetin e saj natyral. Nuk ka efekt aspak ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke u përshtatur me të gjitha llojet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*200ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, ekstrakt borziloku, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract, Glyceryl Stearate, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Glucose, Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ethylhexyl Stearate, Trehalose, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Skin, Beta-Glucan, Betaine, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Glyceryl Glucoside, Glyceryl Stearate Citrate, Polyglyceryl-3 Distearate, Squalane, Fructooligosaccharides, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Centella Asiatica Extract, Methylpropanediol, Fraxinus Rhynchophylla Extract, Ceramide Np, Cetearyl Glucoside, Ocimum Basilicum Flower/Leaf/Stem Extract, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Methyl Trimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Dipropylene Glycol
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
MEDIHEAL Teatree Nude Gel Mask (1pc.)
MEDIHEAL Teatree Nude Gel Mask (1pc.)
Nëse lëkura juaj përballet me akne dhe shenjat post-akne, maska MEDIHEAL Teatree Nude Gel Mask është zgjidhja ideale për ju. E pasuruar me kompleksin inovativ TeaTree Calming Biome™, që përfshin pemën e çajit të kultivuar në ishullin Jeju dhe Lactobacillus të patentuar, i cili fermentohet për 200 orë në temperatura të ulëta, kjo maskë ndihmon në pastrimin e pikave të zeza dhe shërimin e shpejtë të akneve. Për më tepër, kjo maskë hipoalergjike falë kompleksit Aqua Cooling Complex™ ofron një formulë aktive ftohëse që qetëson dhe freskon lëkurën, duke shtuar një dimension të ri rehatie dhe relaksi gjatë rutinës suaj të kujdesit të lëkurës. Struktura e saj në formë xheli garanton depërtimin maksimale të esencës, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të rigjeneruar. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për atë me tendencë akneike, kjo maskë ofron një kujdes të butë dhe efektiv.
Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*46ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TeaTree Calming Biome™, Aqua Cooling Complex™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Chondrus Crispus Powder, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, 1,2-Hexanediol, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Agar, Hydroxyacetophenone, Glucose, Chlorphenesin, Potassium Chloride, Glycereth-25 PCA Isostearate, Allantoin, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol., Centella Asiatica Extract, Disodium EDTA, Lactobacillus Ferment, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Erythritol, Xylitol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pentylene Glycol. Madecassoside, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Tocopherol
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MEDIHEAL Teatree Essential
MEDIHEAL Teatree Essential
Nëse lëkura juaj lufton me akne dhe njolla post-akne, maska MEDIHEAL Teatree Essential do të bëhet aleati juaj i besueshëm në këtë betejë! Kjo maske e formuluar me përbërës natyralë si vaj esencial i gjetheve të pemës së çajit dhe 4-terpineol, është krijuar për të ndihmuar në pastrimin e lëkurës, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të ndritshme. Kompleksi inovativ Teatree Calming Biome™ i markës MEDIHEAL ofron një qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar, ndërsa pastron thellësisht poret nga papastërtitë dhe zbardh njollat. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe veçanërisht efektive për ata që kanë prirje akneike, duke ofruar një trajtim të shkëlqyer dhe të lehtë në shtëpi.
Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*25ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj esencial i gjetheve të pemës së çajit, 4-terpineol, Teatree Calming Biome™
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cream 12
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cream 12
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse kërkoni një krem që jo vetëm të hidratojë lëkurën, por edhe të sigurojë kujdes të plotë me përbërës natyralë, MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cream 12 është zgjedhja ideale. Me një formulë të thjeshtë dhe efektive, ky krem përmban vetëm 12 përbërës, ku 98% të përbërësve janë me origjinë bimore, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Ekstrakti i mjedrës, i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese, mbron lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm dhe radikalët e lirë. Përbërësi tjetër kryesor, bergamoti, qetëson lëkurën dhe ka veti antiseptike, duke qenë i shkëlqyer për ata me lëkurë të prirur ndaj irritimeve. Ndërsa, ekstrakti i sherbelës ndihmon në rigjenerimin dhe qetësimin e lëkurës. Falë këtij kombinimi përbërësish, kremi vepron si një mburojë mbrojtëse, duke ofruar një ndjesi të menjëhershme rehatie. Tekstura e tij e lehtë dhe kremoze siguron hidratim të thellë për deri në 48 orë, falë squalane-s dhe glicerinës. Squalane ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe rikthen butësinë natyrale të lëkurës, ndërsa glicerina jep hidratim të thellë. Me një pH të balancuar prej 5.5, ky krem ndihmon në ruajtjen e barrierës natyrale të lëkurës dhe shmang irritimet. Përhapet lehtësisht pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke e bërë ideal për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt mjedre, bergamoti, ekstrakti i sherbelës, squalane, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Squalane, Polyglyceryl-6 Stearate, Pentylene Glycol, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Tromethamine, Polyglyceryl-6 Behenate
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Watery Cream
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMAKEP:REM Safe Me. Relief Watery Cream
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMAKEP:REM Safe Me. Relief Watery Cream nga marka MAKEP:REM është një krem hidratues me një teksturë xheli të lehtë dhe ujore, krijuar për të ofruar kujdes të butë, por shumë efektiv për lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar. I pasuruar me 74% ekstrakt kaktusi të marrë nga ishulli Jeju, ky përbërës i jashtëzakonshëm është i njohur për vetitë e tij të fuqishme hidratuese dhe qetësuese. Ekstrakti i kaktusit jo vetëm që hidraton lëkurën në thellësi, por gjithashtu e mbron lëkurën nga çdo radikal i lirë dhe agjent i jashtëm, duke i "vetëpastruar" për një pamje të pastër dhe të shëndetshme. Kremi përmban gjithashtu acid hialuronik, një përbërës thelbësor për ruajtjen e lagështisë, që ndihmon lëkurën të mbetet e hidratuar për periudha të gjata kohore, dhe panthenol, i njohur për aftësitë e tij zbutëse dhe rigjeneruese. Këto përbërës bashkëpunojnë për të ofruar një hidratim intensiv pa e rënduar lëkurën, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit dhe butësisë. Formulimi i kremit me një pH të balancuar 5.5 ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit midis nivelit të lagështirës dhe prodhimit të yndyrës. Gjithashtu, për shkak të teksturës së tij të lehtë dhe ujore, kremi përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi të yndyrshme dhe është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure, përfshirë edhe atë shumë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt kaktusi, acid hialuronik, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Opuntia Ficus-Indica Stem Extract, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Polydecene, Panthenol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Glyceryl Glucoside, Beta-Sitosterol, Water, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Carbomer, Tromethamine, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Polyglyceryl-10 Stearate, Trideceth-10, Hydrogenated Lecithin
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Cream është një krem qetësues dhe riparues, i formuluar me kujdes për t’u përshtatur lëkurës më të ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Thelbi i formulës së kremit bazohet në kompleksin e patentuar Inteca™ – një përzierje e fuqishme e përbërësve natyrorë të marrë nga Centella Asiatica, duke përfshirë Asiaticoside dhe Madecassic Acid, të njohura për vetitë e tyre të shkëlqyera qetësuese dhe anti-inflamatore. Këta përbërës punojnë në mënyrë aktive për të ulur inflamacionin dhe për të shëruar irritimet, duke i dhënë një ndjesi qetësie të menjëhershme lëkurës. Ndërsa, përbërësit si niacinamide dhe adenosine jo vetëm që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës, por edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet njihen për aftësinë e tyre për të rregulluar prodhimin e sebumit dhe për të ndihmuar në zvogëlimin e shfaqjes së njollave dhe poreve të zgjeruara, ndërsa Adenosine përmirëson elasticitetin dhe promovon një pamje më rinore të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Kremi përmban gjithashtu acid hialuronik dhe sodium haluronate. Dy nga përbërësit më të njohur për hidratim, të cilët veprojnë në thellësi për të siguruar lagështirë të qëndrueshme dhe për të parandaluar tharjen e lëkurës, duke e bërë lëkurën të duket e shëndetshme dhe e butë.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Inteca™, niacinamide, adenosine, acid hialuronik, sodium haluronate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycerin, Glyceryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Butylene Glycol, Sorbitol, Cetearyl Olivate, Vinyl Dimethicone, Sorbitan Olivate, Carbomer, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Dipropylene Glycol, Glyceryl Stearate SE, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Ethoxydiglycol
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MEDICUBE Zero Pore Pad 2.0
MEDICUBE Zero Pore Pad 2.0
MEDICUBE Zero Pore Pad 2.0 është krijuar posaçërisht për ata që dëshirojnë të zvogëlojnë dukjen e poreve dhe të balancojnë sebumin e tepërt për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Ky produkt është ideal për ata që përballen me pore të zmadhuara, pikat e zeza dhe pikat e bardha, duke ofruar një efekt eksfolimi të butë, por efektiv. Këta tamponë janë të zhytur me përbërës të fuqishëm, si BHA (beta hydroxy acid) dhe LHA (lipo hydroxy acid)për të ndihmuar në pastrimin e poreve në thellësi dhe minimizon yndyrën e tepërt, duke lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Formulimi me AHA (alpha hydroxy acid) mundëson një eksfolim të butë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, duke zbuluar një shkëlqim të freskët dhe natyral. Ndërkohë, ekstraktet qetësuese mbështesin shërimin e lëkurës dhe ndihmojnë në mbrojtjen e barrierës së saj nga faktorët e dëmshëm të jashtëm dhe radikalet e lira. Për çdo aplikim, përjetoni një përvojë qetësuese dhe freskuese, falë aromës delikate të livandos, e cila sjell një prekje terapeutike në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*70 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
BHA, LHA, AHA,
Lista e plotë e përbërësve
Zero Pore Pads Water, Methylpropanediol, Trometamin, Lactic Acid, Alcohol Denat., 1,2-Hexanediol, Panthenol, Glycereth-26, Salicylic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP, Copolymer, Betaine, Trehalose, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Allantoin, Polyglyceryl-10 Myristate, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Betaine Salicylate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Ethyl Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Slix Alba (Willow) Bark Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Portulaca Oleracea Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Limonene
Marka
CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Mask
CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Mask
CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Mask është maska e përsosur për ata që kërkojnë një trajtim të fuqishëm, por njëkohësisht të butë dhe të sigurt për lëkurën. E pasuruar me kompleksin ekskluziv TECA™, kjo maskë ofron qetësim intensiv për lëkurën e irrituar, redukton skuqjen dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke sjellë një pamje më të pastër dhe më të shëndetshme. Formula e saj vepron në mënyrë efektive për të minimizuar yndyrën e tepërt, duke ndihmuar në tkurrjen e poreve dhe shpërbërjen e pikave të zeza dhe të bardha, duke e bërë këtë maskë një zgjedhje ideale për lëkurat e yndyrshme dhe akneike. Esenca e saj e pasur depërton thellë në lëkurë, duke e hidratuar pa e rënduar, ndërsa materiali i butë i maskës përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës për një përthithje maksimale të përbërësve aktivë. E testuar dermatologjikisht dhe e sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke siguruat një trajtim të sigurt dhe shumë efektiv.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*21ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA™
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, methylpropanediol, niacinamide, glycerin, betaine, pentylene glycol, butylene glyce, ammonium acryloidal dimethyl taurate/vipicopolymer, tree leaf extract, cabomer, caprylicyl/carpriclyceride, alginine, staranis extract, polyglyceryl-10 isostearate, adenosine, polyglyceryl-10 oleic acid, sodong glucinate, methyl diisopropylproparone, royal tarine oil, gluconolactone, sodium polyacrylate, chophyrylicated wood heat plant extract, bergamotene oil, certified vine flower extract, Asian tycoside, Madeoca acid
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MAKEP:REM Hydrate Me Micro Tension Cream
MAKEP:REM Hydrate Me Micro Tension Cream
MAKEP:REM Hydrate Me Micro Tension Cream është një krem i fuqishëm hidratues, i krijuar për të rigjallëruar dhe mbrojtur barrierën natyrale të lëkurës. Falë formulës së tij të pasur me përbërës aktivë dhe ushqyes, ky krem ofron hidratim të thellë, përmirëson elasticitetin dhe ndihmon në ruajtjen e një teksture të butë dhe të njëtrajtshme. Ekstrakti i manaferrës arktike (Rubus Arcticus) luan një rol kryesor në forcimin e barrierës së lëkurës, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm dhe duke e ndihmuar të ruajë lagështinë. Kremi përmban një përzierje të vajrave botanike dhe ceramideve të cilët punojnë në harmoni për të rikthyer elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë më të tonifikuar dhe të të ushqyer. Për më tepër, formula e pasur përmban vajin e gjetheve të çajit të gjelbër (Tea Tree Leaf Oil), një përbërës i njohur për vetitë e tij antiseptike, anti-inflamatore dhe antibakteriale, i cili ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe lufton aknet në mënyrë efektive. Ndërsa, sodium hyaluronate, një derivat i acidit hialuronik, ofron një nivel të thellë hidratimi, duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më të mbushur, më të lëmuar dhe më rinore. Nga ana tjetër, panthenoli i njohur si provitamina B5, ka veti zbutëse dhe qetësuese, duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës, parandalimin e irritimeve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale. Me një teksturë të lehtë xhelore kremi përthithet shpejt dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurat e thata dhe të dehidratuara që kërkojnë një burim të vazhdueshëm hidratimi dhe ushqimi.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*65ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt manaferre arktike, vaj i gjethes të çajit të gjelbër (Tea Tree Leaf Oil), sodium hyaluronate, panthenoli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Cyclomethicone, Dimethicone, Glycereth-26, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Cholesterol, PEG-5 Rapeseed Sterol, Cyclohexasiloxane, Rubus Arcticus Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Aspalathus Linearis Leaf Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pinus Syl+L2 Flower Oil, Thermus Thermophillus Ferment, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Ascophyllum Nodosum Extract, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Hydrogenated Polydecene, Pentylene Glycol, Ceteth-3, Ceteth-5, PEG-240/HDI Copolymer Bis-Decyltetradeceth-20 Ether, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sorbitan Stearate, Dimethiconol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Panthenol, Polyglutamic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Ceramide NP, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Stearic Acid, Tromethamine, Oleic Acid, Tocopheryl Acetate, Dimethicone Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Oleate, Propanediol, Butylene Glycol, Lecithin, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Lysolecithin, Phytosterols, Dextrin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium Phosphate, Sodium Phosphate, Potassium Laurate, Saccharide Isomerate, Glyceryl Caprylate, Hyaluronic Acid, Citric Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, C14-22 Alcohols, Cetearyl Alcohol, Alcohol, Xanthan Gum, BHT, Disodium EDTA, Potassium Sorbate, Fragrance (Parfum)
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
KSECRET Seoul 1988 Serum: Retinal Liposome 2% + Black Ginseng
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi perKSECRET Seoul 1988 Serum: Retinal Liposome 2% + Black Ginseng
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi perZbuloni fuqinë e rigjenerimit KSECRET Seoul 1988 Serum: Retinal Liposome 2% + Black Ginseng, një formulë e avancuar e krijuar për të trajtuar shenjat e moshës, njollat post-akneve dhe hiperpigmentimin. Ky serum përqendrohet në dy përbërës të jashtëzakonshëm: 2% Retinal Liposome, një derivat potent i vitaminës A, i mikrokapsuluar për penetrim të thellë i cili përmirëson teksturën e lëkurës, përshpejton rigjenerimin qelizor dhe redukton ndjeshëm rrudhat, vijat e imta dhe tonin e pabarabartë; si dhe Ginsengun e Zi të fermentuar, i pasur me antioksidantë dhe saponina natyrale, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, i jep lëkurës shkëlqim dhe forcon barrierën mbrojtëse kundër faktorëve agresivë të jashtëm dhe radikalëve të lirë. Falë teknologjisë liposomale, përthithja e përbërësve është më e thellë dhe më e qëndrueshme, duke e bërë formulën të përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme apo të prirur ndaj akneve. Me përdorim të rregullt, lëkura juaj do të duket më e lëmuar, më e freskët dhe dukshëm më rinore. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinë dhe kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinal Liposome 2%, Ginseng i Zi
Lista e plotë e përbërësve
Panax Ginseng Root Extract, Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/ Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol, Methyl Gluceth-20, Polyglyce- ryl-3 Methylglucose Distearate, Hydrogenated Lecithin, Sorbitan Stearate, Ammonium Acryloyl- dimethyltaurate/VP Copolymer, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Carbomer, Tromethamine, Betaine, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Helian- thus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Adenosine, Disodium EDTA, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal, Silica, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhy- drocinnamate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, SH-Oligopep- tide-1, SH-Oligopeptide-2, SH-Polypeptide-1
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
DR. ALTHEA Gentle Retinol Serum
DR. ALTHEA Gentle Retinol Serum
Nëse përdorni serumin e mëngjesit Dr. ALTHEA Vitamin C Boosting Serum, atëherë do të adhuroni edhe partnerin e tij ideal për rutinën e darkës:Dr. ALTHEA Gentle Retinol Serum. Ky serum është i formuluar me 0.1% retinol të pastër (vitaminë A), një përbërës i fuqishëm kundër shenjave të plakjes, që ndihmon në zbutjen e linjave të imta dhe rrudhave më të theksuara, duke rikthyer elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Fuqia e tij përforcohet më tej nga Bakuchiol-i, një përbërës bimor me veti të ngjashme me retinolin, i cili stimulon rigjenerimin qelizor dhe ndihmon në përmirësimin e tonit dhe strukturës së lëkurës. Përbërja e pasur e këtij serumi i ofron lëkurës një kujdes të gjithanshëm falë pranisë së Panthenolit (vitamina B5), që përshpejton shërimin dhe forcon barrierën natyrale mbrojtëse, si dhe lëngut të betulës, i cili është i pasur me vitamina, minerale dhe acide organike dhe vepron në mënyrë ushqyese, tonifikuese dhe zbutëse. Vaji i sojës, nga ana tjetër, ofron mbrojtje anti-inflamatore dhe antioksiduese, duke ndihmuar në rikthimin e lagështirës dhe në reduktimin e dëmtimeve të shkaktuara nga rrezatimi UV. Për të garantuar qetësim të menjëhershëm dhe mbrojtje të lëkurës së ndjeshme, formula është pasuruar me kompleksin bimor Blue Complex-HR, që përfshin ekstrakte nga zambaku blu, livanda, kamomili, sherebela dhe lule gruri. Për më tepër, serumi përmban edhe Allantoin, përbërës me veti zbutëse dhe rigjeneruese për epidermën, si dhe Tokoferol (vitamina E), që parandalon tharjen dhe ndihmon në rikthimin e balancës lipidike. Konsistenca e tij është e lehtë, jo ngjitëse dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke e bërë ideal për këdo që dëshiron të nisë përdorimin e retinolit me një përqindje të ulët, por efektive dhe të sigurt për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% Retinol, Bakuchiol, Panthenol (vitamina B5), Lëng i betulës Vaj i sojës, Blue Complex-HR, Allantoin,Tokoferol (vitamina E)
Lista e plotë e përbërësve
Polyacrylate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Acrylates/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Retinol, Bakuchiol, Polyisobutene, Allantoin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sorbitan Isostearate, PVM/MA Copolymer, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth)Extract, Borago Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Tocopherol, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Marka
MEDICUBE Red Succinic Acid Peeling Pad
MEDICUBE Red Succinic Acid Peeling Pad
MEDICUBE Red Succinic Acid Peeling Pad është i krijuar posaçërisht për të kontrolluar shpërthimet akneike, sebumin e tepërt, tkurrjen e poreve dhe për të përshpejtuar procesin natyral të rigjenerimit qelizor. I formuluar me kujdes me 5% acid succinik dhe 2% niacinamide, ky produkt ofron një pastrim të thellë dhe efektiv, duke ndihmuar në reduktimin e pikave të zeza, të bardha dhe papastërtive që bllokojnë poret. Veprimi eksfoliues është i butë, por efikas, duke larguar në mënyrë të sigurt qelizat e vdekura dhe duke i dhënë lëkurës një teksturë më të lëmuar dhe një tonalitet më të njëtrajtshëm. Formula është e pasur gjithashtu me panthenol, përbërës i cili ofron hidratim të menjëhershëm dhe ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e thatësisë apo irritimit. Çdo tampon në paketim vjen me dy anë funksionale: njëra me sipërfaqe të ashpër për t'i ofruar lëkurës eksfolim dhe tjetra më e lëmuar për të përfunduar trajtimin me një pastrim të butë dhe qetësues. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*70 tamponë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% acid succinik, 2% niacinamide, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Alcohol, Panthenol, Succinic Acid, Glycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglycerin-3, Tromethamine, Allantoin, Salicylic Acid, Vinyl Dimethicone, Ethylhexylglycerin, Coptis Japonica Root Extract, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Cyanocobalamin, Hydrogenated Lecithin, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Protease, Juniperus Virginiana Oil, Lavandula Hybrida Oil, Elettaria Cardamomum Seed Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Seed Extract, Crocus Sativus Flower Extract, Coriandrum Sativum (Coriander) Extract, Tocopherol
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Zero Pore Cooling Mask
MEDICUBE Zero Pore Cooling Mask
MEDICUBE Zero Pore Cooling Mask është shpëtimi i lëkurës gjatë ditëve të nxehta dhe stresuese. E krijuar për të ofruar një efekt të menjëhershëm freskie dhe qetësimi, kjo maskë vepron në mënyrë intensive për të tkurrur poret, balancuar prodhimin e sebumit të tepër dhe qetësuar irritimet. Formula përmban mentol, i cili ofron një efekt ftohës që lehtëson ndjesinë e nxehtësisë dhe freskon menjëherë lëkurën. Niacinamidet (Vitamina B3) ndihmon në tkurrjen e poreve dhe rregullimin e tonit të lëkurës, ndërsa ekstrakti i luleradhiqes pastron butësisht dhe ndihmon në largimin e papastërtive. Për një hidratim të thellë dhe mbajtjen e ekuilibrit natyral të lagështisë në lëkurë, maska përmban edhe me acid hialuronik, që i jep lëkurës një pamje të butë, të freskët dhe të shëndetshme. Materiali i maskës është ultra i hollë dhe përshtatet në mënyrë perfekte me formën e fytyrës, duke siguruar përthithje maksimale të esencës aktive. Pas përdorimit, lëkura ndjehet më e hidratuar, më e freskët dhe dukshëm më e pastër. E përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*27gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
mentol, niacinamide, ekstrakt i luleradhiqes
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Glycerin, Propanediol, Methylpropanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Saccharide Hydrolysate, Carbomer, Tromethamine, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Allantoin, Disodium EDTA, Methyl Diisopropyl Propionamide, Indigofera Tinctoria Extract, Hemerocallis Fulva Flower Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Myosotis Sylvatica Flower/Leaf/Stem Extract, Camphor, Palmitoyl Tripeptide-5, Hydroxycinnamic Acid, Rutin
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Super Cica Calming Mask
MEDICUBE Super Cica Calming Mask
MEDICUBE Super Cica Calming Mask është një maskë qetësuese, e formuluar për të rikthyer balancën, freskinë dhe butësinë e lëkurës. E pasur me kompleksin ekskluziv Super Cica 7™, kjo formulë përmban shtatë lloje të ekstraktit të famshëm Centella Asiatica, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme rigjeneruese dhe anti-inflamatore. Ky kompleks punon në thellësi për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës, për të qetësuar skuqjet dhe për të stimuluar rigjenerimin qelizor. Në harmoni me këtë fuqi bimore vepron ekstrakti i pemës së çajit, një përbërës natyror me veti të fuqishme antibakteriale dhe pastruese, që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të pastër dhe të mbrojtur nga aknet dhe papastërtitë. Arginina, një aminoacid thelbësor, punon për të përmirësuar elasticitetin dhe për të thelluar hidratimin, duke bërë që lëkura të duket më e tonifikuar dhe më e butë në prekje. Formulës i shtohen edhe përbërës si Panthenol dhe Alantoin, të cilët janë të njohur për vetitë e tyre qetësuese dhe riparuese. Ata ndihmojnë në lehtësimin e ndjeshmërisë dhe në shërimin e mikroirritimeve që lëkura mund të pësojë nga faktorët e jashtëm. Për të kompletuar këtë përvojë të kujdesit të avancuar, Acidi Hialuronik siguron një hidratim të thellë, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të shndritshme. E gjithë kjo përmbajtje është e përthithur nga materiali ultra i rehatshëm OEKO-TEX® Eully Cell, i certifikuar si një nga materialet më të sigurtë për lëkurën, madje edhe për atë më të ndjeshme. Pëlhura e saj elegante përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës, duke mundësuar një shpërndarje të barabartë të esencës së pasur dhe duke ofruar një ndjesi relaksi në çdo përdorim. Ideale për çdo lloj lëkure, veçanërisht për ata që përballen me ndjeshmëri, skuqje ose irritim. E përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht atë të ydyrshme dhe me tendencë akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*22gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Super Cica 7™, Panthenol, Alantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Dipropylene Glycol , Butylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Polyglyceryl 10 Oleate , Centella Asiatica Root Extract , Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract , Sodium Acetate, Pentylene Glycol , Sodium Hyaluronate, Madecassoside , Cellulose, Polyglyceryl-4 Caprylate, Lecithin, Tocopherol, Stearic Acid, Hydrolyzed Collagen, Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Elastin, Asiatic acid , Asiaticoside , Madecassic acid
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad
Ju prezantojmë një nga produktet më të shitura dhe më të dashura të markës koreane SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Truecica™ Clear Pad, tampone eksfoluese dhe qetësuese, të formuluara posaçërisht për të trajtuar lëkurën me yndyrë, pore të zmadhuara dhe akne. Ky produkt është vazhdim i suksesit të madh të tonerit të famshëm “30 Days Miracle Toner”, dhe vjen si një zgjidhje e përditshme dhe praktike në formë tamponësh të dyanshëm, të njomur me një përzierje të balancuar të AHA, BHA dhe PHA; tre acide të njohura për veprimin e tyre eksfolues dhe pastrues. Këta përbërës ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve në thellësi dhe kontrollin e sebumit, duke përmirësuar ndjeshëm teksturën dhe pamjen e lëkurës. Formulimi është i pasur gjithashtu me Truecica™, një kompleks qetësues i krijuar për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të reduktuar irritimet. Uji i lëvores së shelgut dhe uji i gjetheve të pemës së çajit përmbajnë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në zbutjen e akneve dhe skuqjeve, duke sjellë një ndjesi freskie dhe pastërtie pas çdo përdorimi. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, në veçanti për lëkurën e ydyrshme dhe me tendencë akneike, ky produkt është ideal për përdorim të përditshëm dhe shndërrohet shpejt në një hap të pandashëm të rutinës suaj të kujdesit për lëkurën.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*70 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i vajit të Pemës së Çajit (Tea Tree), AHA, BHA, PHA, Truecica™, ujë i lëvores së shelgut
Lista e plotë e përbërësve
Salix Alba (Willow) Bark Water(85 %), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Betaine Salicylate(0.5 %), Artemisia Princeps Leaf Extract(100 ppm), Centella Asiatica Extract(4,985 ppm), Centella Asiatica Leaf Extract(350 ppb), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water(4,800 ppm), Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Opuntia Ficus-Indica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Madecassic Acid(5,000 ppb), Asiaticoside(5,650 ppb), Asiatic Acid(5,000 ppb), Madecassoside(19,000 ppb), Allantoin, Panthenol, Arginine, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Citric Acid(100 ppm), Lactobionic Acid(100 ppm), Sodium Hydroxide, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Mentha Piperita (Peppermint) Oil
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shfaq 36/48

