MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence
MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence
MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence është një esencë e butë dhe hipoalergjike me teksturë të lehtë qumështore, e cila depërton në lëkurë me lehtësi, duke e hidratuar dhe forcuar barrierën mbrojtëse natyrore të saj. E pasur me 11% Niosome Panthenol, një formë e avancuar e panthenolit që ofron një hidratim të thellë dhe afatgjatë, kjo esencë parandalon humbjen e lagështisë dhe i jep lëkurës një pamje më të shëndetshme dhe të freskët. Ndërkohë, përmbajtja me madecassoside, një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe shëruese, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe qetëson irritimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm, si ndotja apo ekspozimi në diell. Po ashtu, cerathenoli, i përfshirë në formulën e esencës, siguron një forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ndihmuar në mbajtjen e niveleve të lagështisë dhe duke ofruar një hidratim sa më të thellë. Gjithashtu, falë efektit të saj hidratues, kjo esencë krijon një bazë të shkëlqyer për makeup-in.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
11% Niosome Panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Sorbitol, Panthenol(11,000ppm), Polyglyceryl-10 Oleate, Ceramide NP, Madecassoside, Anthemis Nobilis Flower Extract, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Dipropylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Cetearyl Olivate, Disodium EDTA, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MIZON Skin Power Original First Essence Galactomyces Ferment Filtrate
2,600.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Skin Power Original First Essence Galactomyces Ferment Filtrate
2,600.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Skin Power Original First Essence Galactomyces Ferment Filtrate është esenca më e re që sapo i është shtuar koleksionit "Koral Secrets". Nga vetë emri që ka, ky toner përmban plot 94.5% filtrat të fermentuar galactomyces për t'i dhuruar lëkurës hidratim të thellë, shkëlqim, forcim të barrierës mbrojtëse, vitalitet dhe elasticitet. Përmbajtja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe, sepse redukton përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës dhe gjithashtu dobëson inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme, që janë shkaktare të formimit të akneve, duke i trajtuar ato. Gjithashtu, niacinamidet ndihmojnë në rritjen e sintezës së kolagjenit në lëkurë. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura duke mos lënë ndjesi ngjitëse. Ky toner mund të shtojë vlera një kremi hidratues apo një vaji për fytyrën, duke i përzier së bashku. Ai përshtatet me lëkurën sensitive falë pH-së së ulët acidik që përmban, e ngjashme me atë të lëkurës.
Formula e tij është e hipoalergjike, e testuar dermatologjikish dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*210ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
94.5% filtrat të fermentuar galactomyces, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
galactomyces ferment filtrate, butylene glycol, 1,2-hexanediol, niacinamide, glycerin, water, adenosine, carbomer, xanthan gum, tromethamine, trehalose, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, coptis japonica extract, sodium hyaluronate, theobroma cacao (cocoa) extract, hydrogenated lecithin, lavandula angustifolia (lavender) oil, citrus aurantium bergamia (bergamot) fruit oil, salvia sclarea (clary) oil, cymbopogon martini oil, ceramide np, glycine, serine, glutamic acid, biosaccharide gum-i, aspartic acid, leucine, alanine, lysine, arginine, tyrosine, phenylalanine, valine, threonine, proline, isoleucine, histidine, methionine, cysteine, dextrin, PEG-60 hydrogenated castor oil, ethylhexylglycerin, disodium EDTA, limonene.
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
NINE LESS B-Boost 1% Kojic Toner
NINE LESS B-Boost 1% Kojic Toner
NINELESS B-Boost 1% Kojic Acid është ideal për trajtimin e hiperpigmentimit dhe për të ndihmuar në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës. Formula e tij e avancuar përmban 1% acid kojic, një përbërës i njohur për efektet e tij zbardhuese, i nxjerrë nga fermentimi i kërpudhave si Aspergillus oryzae, që përdoret gjithashtu në prodhimin e sake, një pije tradicionale japoneze. Ky acid jo vetëm që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, por gjithashtu ofron veti antioksiduese, duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Për të rritur më shumë efektin e njëtrajtësimit dhe për të minimizuar shfaqjen e njollave, ky toner është i pasur me 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic. Këto përbërës ndihmojnë në reduktimin e pigmentimit PIH, një pasojë e mundshme e trajtimeve me lazer si edhe në tkurrjen e poreve të lëkurës. Në përbërjen e këtij toneri përfshihet gjithashtu një kompleks me peptide, i cili përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe stimulon procesin e shërimit, duke kontribuar në rigjenerimin dhe riparimin e qelizave. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe mund të përdoret edhe në zona të tjera private të trupit tuaj, si sqetullat, bërrylat, gjunjtë dhe në tërësi në të gjithë trupin. Ideal për ata që vuajnë nga hiperpigmentimi dhe melasma.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*200ml
Përdorimi
Në fytyrë: Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Në trup: Mund të përdoret në përditshmëri sa herë të jetë e nevojshme, pas larjes së trupit dhe jo vetëm. Pasi të keni aplikuar dhe fërkuar lëkurën, është mirë që esenca nga produkti, të përthithet nga trupi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1% acid kojic, 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic, kompleks me peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, Kojic Acid, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glyco, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Lactobacillus Ferment, Bifida Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Streptococcus Thermophilus Ferment
Marka
Marka koreane NINELESS tashmë nga një markë për kujdesin e flokut është fokusuar në botë e kujdesit të lëkurës. Kjo markë jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e lëkurës. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e lëkurës dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.
KLAIRS Vitamin PDRN Bouncy Pore Serum
KLAIRS Vitamin PDRN Bouncy Pore Serum
KLAIRS Vitamin PDRN Bouncy Pore Serum është një serum vegan i krijuar për lëkurën që duket e lodhur, ka humbur elasticitetin ose ka pore më të dukshme. Formula kombinon tre burime bimore dhe fermentuese të PDRN-së me një kompleks peptidesh dhe pesë forma të Vitaminës C, duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së elasticitetit, teksturës dhe shkëlqimit të lëkurës. Ndërsa Niacinamide dhe Glycerin ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe njëtrajtësimit të tonalitetit të lëkurës. Kombinimi i PDRN-së, peptideve dhe Vitaminës C e bën këtë serum të përshtatshëm për ata që kërkojnë njëkohësisht hidratim, shkëlqim, kujdes për elasticitetin dhe një pamje më të lëmuar të poreve. Tekstura e freskët dhe e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë ose ngjitëse. I përshtatshëm për çdo tipologji dhe moshë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*35ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vegan PDRN, Niacinamide, 5 forma të Vitaminës C, Peptide, Centella Asiatica, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Sodium DNA, Arginine, Carbomer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Kappaphycus Alvarezii Extract, Sodium Phytate, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Polyglyceryl-4 Laurate, Nicotinamide Mononucleotide, PVM/MA Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Prunella Vulgaris Extract, Opuntia Ficus-Indica Fruit Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Centella Asiatica Extract, Disodium EDTA, Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Hydrogenated Lecithin, Ascorbic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Palmitate, Octyldodecanol, Astaxanthin
Marka
KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë.
AROMATICA Grace Perfume Body Wash Rose & Geranium
AROMATICA Grace Perfume Body Wash Rose & Geranium
AROMATICA Grace Perfume Body Wash Rose & Geranium e kthen dushin e përditshëm në një moment kujdesi dhe relaksi, duke kombinuar pastrimin e lëkurës me një aromë elegante dhe delikate të Rose & Geranium. Formula pastron butësisht papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, ndërsa ndihmon që lëkura të mbetet e butë pas larjes, pa ndjesinë e thatësisë apo tërheqjes. Tekstura e lëngshme shkumëzohet lehtë dhe përhapet në mënyrë të njëtrajtshme mbi trup, duke u shpëlarë pa vështirësi. Është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e lëkurës. Për një aromë më të plotë dhe një eksperiencë më të qëndrueshme, mund ta kombinoni me AROMATICA Grace Perfume Body Lotion Rose & Geranium pas dushit.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*300ml
Përdorimi
Merrni një sasi të konsiderueshme dhe masazhojeni të gjithë trupin. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Më pas vazhdoni duke lyer trupin me kremin e linjës ose vajin e trupit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Glicerinë, Palisandër, Trëndafil, Geranium, Ylang-Ylang, Patchouli
Lista e plotë e përbërësve
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
MAKEP:REM Comfort Me. Tea Tree Calming Essence
MAKEP:REM Comfort Me. Tea Tree Calming Essence
MAKEP:REM Comfort Me. Tea Tree Calming Essence është një esencë e krijuar për të ofruar qetësim të menjëhershëm dhe për të lehtësuar irritimet e lëkurës. E pasuruar me 85% ekstrakt çaji jeshil, kjo formulë ofron një mbrojtje të fuqishme antioksiduese, duke ndihmuar në zbutjen e skuqjes dhe qetësimin e inflamacionit, ndërkohë që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Ndërsa, formulimi me pesë lloje të acidit hialuronik siguron një hidratim të thellë, duke përmirësuar ndjeshëm ndjesinë e butësisë dhe freskisë. Ky hidratim arrin deri në shtresat më të thella të lëkurës, duke parandaluar dehidratimin dhe duke ruajtur ekuilibrin natyral të saj. Me një pH 5.5, i njëjtë me atë të lëkurës, kjo esencë forcon barrierën mbrojtëse për një lëkurë sa më të shëndetshme. Tekstura e saj e lehtë dhe freskuese përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyrshme, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë atë të prirur ndaj akneve.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
85% ekstrakt çaji jeshil, pesë lloje të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Glycerin, Butylene Glycol, 1 ,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA, Pentylene Glycol, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Water
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
ATOPALM Cream Massage Oil
ATOPALM Cream Massage Oil
ATOPALM Cream Massage Oil është vaj hidratues për trupin, i specializuar për lëkurën e foshnjeve, në trajtë kremoze. Ky formulim, i cili ka përdorim shumë të gjerë kohëve të fundit bën të mundur hidratimin e thellë të lëkurës në të gjitha shtresat e saj. Përmbajtja e tij kremi: ATOPALM MLE, bllokon lagështinë në lëkurë, duke shmangur në këtë mënyrë thatësinë dhe sensitivitetin. Nga ana tjetër formulimi me panthenol, bën të mundur zbutjen e lëkurës së irrituar dhe të ashpër. Ndërsa përbërja me vaj natyral të livandos, mundëson relaksim dhe rehatim të lëkurës së foshnjës. Për rezultate sa më të mira dhe efekt maksimal, sugjerohet përdorimi dhe masazhimi i këtij kremi, përpara se fëmija të flejë. Ky krem sugjerohet të përdoret për:
- Foshnjat që kanë vështirësi në përdorimin e vajit të masazhit, për arsye të lëkurës së ndjeshme.
- Foshnjat që kanë nevojë për krem hidratues për lëkurën gjatë dimrit dhe ndryshimeve sezonale.
- Për nënat që duan të rrisin lidhjen me foshnjet e tyre, duke i masazhuar pas një banje.
- Për lëkurë sa më të butë dhe të lagësht.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën e fëmijëve, si: alkool, paraben, silikon, fragrancë artificiale, ngjyrues articial, ethanol, PEG, vajra esencial.
*200ml
Përdorimi
Pas larjes, thajeni trupin me peshqir, dhe merrni një sasi të konsiderueshme (pompojeni të paktën 2 herë) në duar dhe masazhojeni butësisht trupin e foshnjës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
MLE, panthenol, ekstrakt livando
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Cetyl Ethylhexanoate, Cocoglycerides, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Corylus Avellana (Hazelnut) Seed Oil, Carbomer, Caprylyl Glycol, Arginine, Panthenol, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Myristoyl/Palmitoyloxostearamide/Arachamide Mea, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Sorbitan Stearate, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Viola Odorata Leaf Extract, Prunus Amygdalus Amara (Bitter Almond) Kernel Oil, Allantoin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Houttuynia Cordata Extract, Phytosterols, Stearic Acid, Palmitoyl Palmitamide Mea, Biscapryloyloxypalmitamido Isopropanol, N-Decanoyl Serinol, Fucosyllactose, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Leucine, Lysine, Phenylalanine, Threonine, Valine
Marka
Marka ATOPALM u krijua nga dashuria e një babai për fëmijët e tij dhe pasioni për kërkimin. Prej më shumë se 10 vitesh studim dhe kërkim të njohurive për gjetjen e zgjidhjes dhe trajtimit të lëkurës së ndjeshme, si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit, lindi marka ATOPALM. Kjo markë kontribuon në mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit të lëkurës.
Shfaq 169/169

