
KAHI Wrinkle Bounce Multi Balm + Refill Kit
KAHI Wrinkle Bounce Multi Balm + Refill Kit
KAHI Wrinkle Bounce Multi Balm + Refill Kit është një produkt inovativ dhe shumë i dashur në botën e kujdesit të lëkurës, i njohur për efektet kundër shenjave të moshës dhe për përbërësit e tij viralë, si kompleksi i salmonit, kolagjeni dhe PDRN. Një kompleks i cili ndihmon në rigjenerimin e elasticitetit, si edhe në reduktimin e linjave të imëta dhe rrudhave, duke ofruar një hidratim që zgjat deri në 48 orë. Ndërsa, përbërësit natyralë të fermentuar, si manaferrat Schisanda, Scion Root, farat Gardeni dhe tumeriku nga ishulli Jeju, e pasurojnë formulën me ushqyes të nevojshëm duke krijuar një barrierë mbrojtëse për të ruajtur lagështinë dhe shkëlqimin e lëkurës gjatë gjithë ditës. Me një formulë të gjithanshme, ky balm mund të përdoret në fytyrë dhe në buzë, duke e bërë atë ideal për ata që kërkojnë një produkt praktik dhe të lehtë për t’u mbajtur me vete. Ndërsa, dizajni rimbushës i balmit ofron një zgjidhje ekonomike dhe ekologjike, që ju lejon ta zëvendësoni lehtë ndërsa forma e tij në stick e bën të përshtatshëm për riaplikim të shpejtë, kudo që të jeni – në makinë, në zyrë apo gjatë kohës që konsumoni kafen tuaj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*9gr
Përdorimi
Aplikojeni butësisht në zonën rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.
Gjithashtu këtë balm mund t'a aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes (highlight), mbi majat dyshe të flokëve të dëmtuar.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks të salmonit, kolagjen dhe PDRN,
Lista e plotë e përbërësve
Sunflower Seed Oil, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Candelilla Wax, Shea Butter Sweet Almond Oil, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Octyldodecanol, Microcrystalline Wax, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Oil Soluble Licorice(Glycyrrhiza) Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Canola Oil, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Carrot Seed Oil, Hydrolyzed Collagen, Althaea Rosea Flower Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Tocopherol, Adenosine, Purified Water, Butylene Glycol, 1,2-hexanediol, Beta-carotene, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, BHT, Fragrance, Benzyl Salicylate, Benzyl Benzoate, Butylphenyl Methylpropional, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronelal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Gardenia Florida Fruit Extract
Marka
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.


BIODANCE Pore Tightening Collagen Ampoule
BIODANCE Pore Tightening Collagen Ampoule
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
74% kolagjen, Pore Collagen ™(fibroblastet, elastina, acidi hialuronik), SYN®-COLL 1%
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propan ediol, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Polyacryloyldimethyl Tau rate, Butylene Glycol, Allantoin, Polygly ceryl-10 Laurate, Collagen Extract, Ethyl hexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Xanthan Gum, Sodium Polyacrylate, Ade nosine, Polyquaternium-51, Disodium EDTA, Caprylyl Glycol, Alginic Acid, Silanetriol, Pal mitoyl Tripeptide-5, Sodium Hyaluronate, Soluble Elastin, Hydrolyzed Elastin, Elastin, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Toco pherol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hya luronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluro nate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka

MEDIPEEL+ Red Lacto Collagen Wrapping
MEDIPEEL+ Red Lacto Collagen Wrapping
MEDIPEEL Red Lacto Collagen Wrapping është maska më "IN" e momentit për kujdesin ndaj lëkurës, e cila thahet pas një periudhe të shkurtër kohore duke krijuar një shtresë të hollë si "lëkura e gjarprit" që mund të lëvrohet lehtësisht. Kjo maskë ndihmon në tkurrjen e poreve dhe rrit elasticitetin e lëkurës duke ofruar një lëkurë të pastër dhe të butë. E formuluar me 70.2% kolagjen të hidrolizuar, kjo maskë nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë, duke minimizuar dhe parandaluar vijat e holla dhe rrudhat. Përbërësit si vaji i farës së jojobës ofrojnë një hidratim të thellë dhe kujdes intensiv për lëkurën, ndërsa prania e hialuronat natriumit dhe panthenolit përshpejton procesin e rikthimit të lagështisë së lëkurës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm të mjedisit. Kjo maskë do t’ju mrekullojë me efektet e saj çudibërëse dhe do ta ndjeni lëkurën më të pastër, të hidratuar dhe me më shumë elasticitet.
*70ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas aplikoni kremin hidratues.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen të hidrolizuar, vaj i farës së jojobës,hialuronat natriumit, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract(70.23 %), Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Polyvinyl Alcohol, Methylpropanediol, 1,2-hexanediol, Algin, Polysorbate 80, Caprylic/capric Triglyceride, Polyglyceryl-10 Oleate, Pullulan, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Disteardimonium Hectorite, Sodium Polystyrene Sulfonate, Water, Cellulose Gum, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Butylene Glycol, Sodium Phytate, Lactobacillus Ferment(1,000 Ppm), Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Lysine, Alanine, Arginine, Valine, Isoleucine, Tyrosine, Threonine, Phenylalanine, Proline, Histidine, Methionine, Cysteine, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Peg-100 Stearate, Fragrance, Ethylhexylglycerin
Marka

VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 300
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 300
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 300 , inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. E veçanta e këtij produkti është përmbajtja e tij e pasur me një përzierje të fuqishme të kolagjenit dhe kompleksit të patentuar CICAHYALON™. Ky kombinim depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, adresuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin e lëkurës. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 300 , sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, CICAHYALON™, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, dipropylene glycol, niacinamide, glycerin, butylene glycol, macadamia seed oil, 1,2-hexanediol, ethylhexyl palmitate, sodium polyacrylate, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl. Taurate copolymer, polyisobutene, silica, glycereth-26, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, ethylhexylglycerin, caprylyl glycol, xanthan gum, adenosine, sodium hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, propolis extract.
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.