MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Gel Mask është maska virale që ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe është kthyer në të preferuarën e ikonave të bukurisë si Hailey Bieber, jo vetëm për ngjyrën e saj rozë tërheqëse, por edhe për efektin transformues që lë në lëkurë. Kjo maskë unike, ndryshe nga maskat e tjera, shndërrohet në një shtresë trasparente të butë gome, e cila vepron në mënyrë intensive për orë të tëra, duke ofruar një trajtim të thellë dhe të vazhdueshëm. E formuluar për të qëndruar në lëkurë për të paktën 4 orë, kjo maskë jep rezultate të jashtëzakonshme edhe kur lihet gjatë gjithë natës, duke lejuar përbërësit aktivë të depërtojnë thellë ndërsa flini. Formula e saj përmban një nga përbërësit më të përfolur dhe të kërkuar në botën e K-Beauty – PDRN (Polydeoxyribonucleotide). Ky përbërës unik, i marrë nga sperma e salmonit, është i njohur për vetitë rigjeneruese të jashtëzakonshme, duke vepruar në nivel qelizor për të stimuluar proceset e riparimit të lëkurës dhe për të përmirësuar elasticitetin dhe prodhimin natyral të kolagjenit. Ajo çka e bën këtë maskë akoma më të veçantë është kombinimi i PDRN me kolagjenin e hidrolizuar. Një dyshe e fuqishme e cila bashkëvepron në harmoni për të nxitur prodhimin natyral të kolagjenit dhe për të përmirësuar tekturën e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të lëmuar, të freskët dhe rinore. Për më tepër, efekti cooling në maskë ofron një ndjesi freskie që tonifikon, qetëson dhe rifreskon menjëherë lëkurën, duke e bërë ideal për lëkurat e lodhura apo ato me tendencë të varjes. Pas vetëm një përdorimi, lëkura mbetet intensivisht e hidratuar deri në 48 orë, dukshëm më e ndritshme, më e lëmuar dhe me një pamje të freskët e të rigjallëruar. Pra, me pak fjalë: një trajtim i nivelit spa. Thjesht, aplikojeni, relaksohuni dhe zgjohuni me lëkurën që gjithmonë keni ëndërruar.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*28gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, kolagjen i hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, Acrylates/Ethylhexyl Acrylate Copolymer, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Glucomannan, Xanthan Gum, Laureth-21, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Cellulose Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Fragrance(Parfum), Potassium Chloride, Dextrin, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Collagen, Cyanocobalamin, Ascorbic Acid, Sodium DNA, Tocopherol, Acetyl Hexapeptide-8, Ascorbic Acid Polypeptide, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-9, Carnosine, Copper Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum është pa dyshim një nga ato produkte që meriton plotësisht titullin “magji në një shishe”, falë formulës së tij të jashtëzakonshme, ku përbërësit punojnë në harmoni për të rikthyer shkëlqimin dhe vitalitetin e lëkurës. I formuluar me 1% PDRN të nxjerrë nga salmoni, ky përbërës i fuqishëm nxit rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm apo plakja e lëkurës. Përveç kësaj, serumi përmban në formulim kompleks të pasur me peptide rigjeneruese, si Copper Tripeptide-1, i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, si dhe Argireline, që shpesh quhet “botoksi në një shishe” për efektet e saj të menjëhershme në zbutjen e linjave të holla dhe parandalimin e rrudhave. Një tjetër përbërës i rëndësishëm i këtij serumi është Koenzima Q10, një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e freskisë së lëkurës, duke parandaluar plakjen e parakohshme. Por kjo nuk është gjithçka! Formula përmban gjithashtu niacinamide, për një efekt zbardhues dhe ndriçues të tonalitetit të lëkurës, si dhe ekstrakt nga rrënja e turmerikut, që ofron veti anti-inflamatore dhe qetësuese, duke e bërë këtë serum ideal edhe për lëkurat më të ndjeshme. Ky serum është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një trajtim të thellë dhe të gjithanshëm për lëkurën e tyre.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1% PDRN, peptide, argireline, koenzima Q10,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Disodium EDTA, Niacinamide, Hydrolyzed Collagen, Sodium DNA, Milt Extract, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polyglycerin-3, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Glycereth-26, Adenosine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Isopropyl Myristate, Ubiquinone, Fragrance, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Atelocollagen, Salmon Egg Extract, Cyanocobalamin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum është një serum inovativ me teksturë bubble-to-serum, i cili aktivizohet duke u shndërruar nga shkumë e lehtë në serum të pasur gjatë aplikimit, duke depërtuar shpejt në lëkurë për hidratim intensiv, shkëlqim dhe efekt “plump”. Formulimi i tij bazohet në kombinimin e 99% PDRN + 5% Niacinamide, që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, balancimin e tonit dhe përmirësimin e vitalitetit, ndërsa kolagjeni me pastërti të lartë (200Da) ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe rregullimin e teksturës për një pamje më të lëmuar dhe rinore. Kompleksi hidratues me acid hialuronik, ceramide dhe panthenol ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse, ruajtjen e lagështisë dhe qetësimin e lëkurës, ndërsa Vitamin E (Tocopherol) vepron si antioksidant për të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Formula është e lehtë, përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse dhe është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e poreve të dukshme, përmirësimin e tonit të pabarabartë dhe rikthimin e një shkëlqimi të shëndetshëm “glass skin”.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*95ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% PDRN + 5% Niacinamide, kolagjen, acid hialuronik, ceramide, panthenol, Vitamin E (Tocopherol)
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Niacinamide, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycerin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), C12-14 Alketh-12, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Isododecane, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Collagen Extract, Triethyl Citrate, Betula Alba Bark/Leaf Extract, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Cymbopogon Citratus Leaf Oil, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Adenosine, Tocopherol, Disodium EDTA, Cyanocobalamin, Collagen, Sodium DNA, Panthenol, Milk Protein Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Retinol, Butylene Glycol, Glutamic Acid, Serine, Aspartic Acid, Hydrolyzed Collagen
Marka
COSRX 5 PDRN Collagen Intense Vitalizing Serum
COSRX 5 PDRN Collagen Intense Vitalizing Serum
COSRX The 5 PDRN Collagen Intense Vitalizing Serum është një serum I fuqishëm, i krijuar për të rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin e humbur të lëkurës përmes një formule të përqendruar rigjeneruese. Përbërësi kryesor i këtij serumi është PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit (me një përqendrim prej 5,000ppm), i cili njihet në mjekësinë estetike për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të riparuar indet dhe për të stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit. I pasur me kolagjen dhe një kompleks peptidesh, ky serum vepron thellë në lëkurë për të parandaluar krijimin e rrudhave dhe për të krijuar një efekt "glass skin" që zgjat. Ky serum është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një trajtim të thellë dhe të gjithanshëm për lëkurën e tyre.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Sodium DNA, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrolyzed Corn Starch, Disodium EDTA, Hydrolyzed Collagen, Sucrose, t-Butyl Alcohol, Lactobacillus Ferment, Allantoin, Alpha-Arbutin, Centella Asiatica Extract, Propanediol, Tocopherol, Sodium Phytate, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed DNA, Caprylyl Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

