Nëse rrudhat në zonën e qafës po bëhen shumë të theksuara dhe po kthehet në shqetësimin tuaj kryesor, dëshirojmë t'ju vijmë në ndihmë me këto maska fantastike PETITFEE Gold Neck Pack! Të formuluar me ar të pastër 24 karat, NXNR-2011, adenosine, sekrecion të filtruar kërmilli dhe kolagjen detar këto maska prej hidroxheli do t'ju dhurojnë minimizim të rrudhave. Gjithashtu do të arrini t'i riktheni lëkurës te zona e qafës elasticitet dhe lëmim. Lëkurën do e ndjeni shumë të hidratuar dhe kjo falë përmbajtjes me acid hialuronik. Që pas aplikimit të parë do të vëreni rezultat të mahnitshëm, duke pasur parasysh se qafa është një zonë shumë delikate dhe trajtimi i saj është shumë i vështirë! Por, këto maska do të kthehen në produktin e preferuar për shumë prej jush! Maskat janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohen shenjave të moshës.

Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*10gr / 1 maskë

Pasi të pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin/esencën, merrni maskën dhe vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni për 10-15 minuta dhe më pas masazhojeni atë me esencën e mbetur.

Përbërësit "magjik"

ar 24 karat, kolagjen detar, adenosine, acid hialuronik, NXNR-2011, sekrecion i filtruar kërmilli.

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, butylene glycol, chondrus crispus powder, ceratonia siliqua gum, xanthan gum, calcium, chloride, peg-60 hydrogenated castor oil, synthetic fluorphlogopite, tin oxide, titanium dioxide, ci 77491, rosa centifolia flower water, aloe barbadensis leaf extract, betula alba juice, gold (1 ppm), snail secretion filtrate, sodium hyaluronate, hydrolyzed collagen, persea gratissima (avocado) oil, adenosine, scutellaria baicalensis root extract, camellia sinensis leaf extract, houttuynia cordata extract, artemisia vulgaris extract, citrus junos fruit extract, 1, 2-hexanediol, caprylyl glycol, disodium edta, mineral oil, phenoxyethanol, chlorphenesin, fragrance.

E themeluar nga NS Retail Co., Ltd. në vitin 2007, marka PETITFEE është e specializuar në produktet e kujdesit të përditshëm të fytyrës dhe trupit që promovojnë elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Duke marrë emrin nga fjalët franceze "petit fée", që do të thotë "zanë e vogël", marka zhvillon produktet e saj nga hidrogeli, që hidratojnë thellësisht lëkurën. Të gjitha produktet PETITFEE dhe koelf janë 100% të prodhuara në Kore. 

PETITFEE Gold Neck (1pc.)

300 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI