VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Eye Cream është formuluar posaçërisht për të adresuar çdo problematikë të zonës delikate rreth syve. Ky krem i pasur dhe i fuqishëm rekomandohet për përdorim gjatë natës, duke lejuar lëkurën tuaj të përthithë të gjithë ushqyesit dhe mineralet e nevojshme për një fillim të ditës me një pamje të freskët dhe rrezatuese. Me një kombinim të 0.1% retinolit, 1% gjalpë shea dhe 1% panthenol, ky krem ofron hidratim të thellë dhe uniform, duke ndihmuar në reduktimin e linjave të holla dhe rrudhave. Formula e tij e pasuruar me Kompleksin V11™️ (11%) që përmban 76% përbërës natyralë, siguron një strukturë të qëndrueshme dhe pothuajse pa efekt irritues për lëkurën. Mund të aplikohet jo vetëm në zonën rreth syve, por edhe në pjesë të tjera të fytyrës ku kërkohet hidratim i thellë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe i dedikuar veçanërisht për të trajtuar shenjat e moshës.

*25ml

Kremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës. Në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Sugjerim: Për të shangur çdo efekt anësor, si: tharja e lëkurës, përpara se të aplikoni kremin me retinol vendosni një krem hidratues dhe me konsistencë të plotë për zonën rreth syve.

Përbërësit "magjik"

0.1% retinol, 1% gjalpë shea, 1% panthenol, V11™️ (11%) 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Hydrogenated Poly (C6-14 Olefin), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Panthenol, Vinyl Dimethicone, Glycine Soja (Soybean) Oil, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Arginine, Carbomer, Adansonia Digitata Seed Extract, Lavandula Angustifolia(Lavender) Flower Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Retinol, Laminaria Japonica Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cetraria Islandica Extract, Himanthalia Elongata Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Tocopherol

VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.

VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Eye Cream

1,500 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI