Po kërkoni një zgjidhje të fuqishme për kujdesin e zonës delikate rreth syve? KLAVUU Real Vegan Collagen Eye Patch me kompleksin e patentuar Plussome™️, është zgjidhja perfekte për të rikthyer freskinë dhe shkëlqimin! Kjo teknologji inovative përshpejton përthithjen e lëndëve ushqyese nga lëkura, duke siguruar që përbërësit aktivë të veprojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase. Ekstrakti i karrotave, i pasur me beta-karoten, ndihmon në zbutjen e shenjave të moshës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Ndërkohë, peptidet e ekstraktuara nga bizelet ofrojnë hidratim të thellë, duke e mbajtur lëkurën e zonës delikate të syve të lëmuar dhe të ushqyer. Gjithashtu ky përbërës i veçantë stimulon prodhimin natyral të kolagjenit, duke e forcuar dhe rinovuar pamjen e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.

*60 maska njëpërdorimshe

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.

Përbërësit "magjik"

Plussome™️, ekstrakt karrote, peptide të ekstraktuara nga bizelet

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Extensin, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Butylene Glycol, Allantoin, Chondrus Crispus Extract, Chondrus Crispus Powder, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Caprylyl Glycol, Potassium Chloride, Sucrose, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Maltodextrin, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Disodium EDTA

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU Real Vegan Collagen Eye Patch

1,500 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI