Nëse jeni tashmë të njohur me suksesin e jashtëzakonshëm të KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick, atëherë do t’ju mahnitë edhe produkti më i fundit i markës – KAHI Eye Balm Stick. I krijuar me përbërësin inovativ Acetyl Hexapeptide-8, i njohur ndryshe si Argireline, ky produkt sjell një qasje moderne dhe të avancuar në luftën kundër rrudhave dhe shenjave të moshës. Argireline, i quajtur si “botoks në një shishe,” ofron një mekanizëm unik që ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës, duke minimizuar formimin e rrudhave që shkaktohen nga lëvizja e mimikave. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem përmban gjithashtu një dozë të fuqishme të Vitaminës E, e cila ushqen dhe hidraton intensivisht, duke lënë lëkurën më të butë dhe më të fortë. Nga ana tjetër, përbërës si ekstrakti i Licoricës dhe Turmerikut veprojnë së bashku për të zbehur rrathët e zinj dhe për të njëtrajtësuar tonalitetin e zonës poshtë syve. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.

*9gr

Aplikojeni butësisht në zonën rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.

Gjithashtu këtë balm mund t'a aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes (highlight), mbi majat dyshe të flokëve të dëmtuar.

Përbërësit "magjik"

Acetyl Hexapeptide-8, Vitaminë E, ekstrakt Licoricë, ekstrakt Turmerikut,

Lista e plotë e përbërësve

Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Candelilla Wax, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Pyrus Malus Seed Oil, Triethylhexanoin, Theobroma Grandiflorum Seed Butter, Octyldodecanol, Microcrystalline Wax, Oil Soluble Licorice(​Glycyrrhiza) Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Bacillus Ferment, Candida/​Garcinia Cambogia Ferment, Kappaphycus Alvarezii Extract, Oryza Sativa Germ Oil, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Crataegus Monogyna Flower Extract, Jasminum Sambac (Jasmine) Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Tocopherol, Adenosine, Purified Water, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Acetyl Hexapeptide-8, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, Fragrance, Benzyl Benzoate, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Citronellol, Linalool, Alpha-Isomethyl Ionone, Gardenia Florida Fruit Extract

KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh,  Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.

KAHI Eye Balm Stick

2,500 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI