Nëse keni vënë re menjëherë rrudha ose qeska të fryra, me siguri keni pyetur veten se cila ishte alternativa më e mirë e trajtimi për të adresuar këto problematika? Patch Abib Collagen Eye Jericho Rose Jelly, janë maska njëpërdorimshe të cilat do të kthehen superheroi juaj i kujdesit për zonën delikate rreth syve! Të mbushur me ekstrakt kolagjeni dhe peptide këto maska ndihmojnë për prodhimin e kolagjenit dhe rivendosjen e elasticitetin të lëkurës për një pamje plot shëndet. Nga ana tjetër, formulimi me gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik dhe ceramide bëjnë të mundur përmirësimin e teksturës së lëkurës duke mbajtur kështu në kontroll vijat e holla dhe rrudhat. Ndërsa, ushqyesit e pasur të ekstraktit të trëndafilit Jericho injohur për vetitë e tij shëruese dhe rigjeneruese për lëkurën, falë përmbajtjes me vitamina dhe minerale të shumta ofron qetësim dhe zbutje të qeskave poshtë zonës së syve. A nuk janë të mrekullueshme?!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.

*60 maska njëpërdorimshe

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.

Përbërësit "magjik"

kolagjen, peptide, gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik, ceramide,ekstrakt të trëndafilit Jericho

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, Collagen Extract, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Hydroxyacetophenone, Chondrus Crispus, Calcium Chloride, Allantoin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Potassium Chloride, Anastatica, Hierochuntica Extract, Cellulose Gum, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Trehalose, Sucrose, Caprylyl Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate , Sodium Hyaluronate, Caffeine, Panthenol, Ceramide NP, Palmitoyl Tripeptide-5

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Collagen Eye Jericho Rose Jelly

2,400 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI