-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA Miracle Body Toner Mist
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SOME BY MI AHA, BHA, PHA Miracle Body Toner Mist është një mist në trajtë eksfoliuese për trupin i formuluar për të adresuar problematikat si aknet trupore, poret e bllokuara dhe sipërfaqja e ashpër e lëkurës. Kombinimi i AHA, BHA dhe PHA ofron eksfolim të balancuar në disa nivele: AHA ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe njëtrajtësimin e lëkurës, BHA depërton në pore duke ndihmuar në pastrimin e tyre, ndërsa PHA vepron më butësisht duke ruajtur hidratimin dhe duke minimizuar irritimin. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij i pasur me niacinamide, ndihmon në unifikimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave, ndërsa ekstrakti i tea tree dhe përbërësit qetësues si centella asiatica ndihmojnë në qetësimin e skuqjeve dhe kontrollin e baktereve që shkaktojnë akne. Tekstura e tij e lehtë në formë spray përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm pas dushit në zona si shpina, kraharori apo krahët.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.
*140ml
Pas dushit, aplikoni një sasi të përshtatshme në trup, me një largësi prej 15-20 minutash.
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, niacinamide, centella asiatica, ekstrakt tea tree
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexandiol, Polyglyceryl-10 Laurate, Erythritol, Sodium Citrate, Citric Acid, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Methyl Diisopropyl Propionamide, Succinic Acid, Adenosine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Thuja Orientalis Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Foeniculum Vulgare (Fennel) Seed Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Tilia Cordata Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Artemisia Capillaris Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Salicylic Acid, Leucine, Alanine, Aspartic Acid, Isoleucine, Phenylalanine, Arginine, Glutamic Acid, Glycine, Histidine, Methionine, Ornithine, Proline, Serine, Taurine, Valine, Dimethyl Sulfone, Zinc PCA, Asiaticoside, Madecassoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













