Frymëzuar nga mjekësia tradicionale Hanbang dhe filozofia koreane e kujdesit holistik, BEAUTY OF JOSEON Jelloskin Massage Cream For Face and Body është rezultat i një bashkëpunimi të veçantë mes BEAUTY OF JOSEON dhe krijueses byAva së glowwithava.  I pasur dhe i formuluar me kujdes, ky krem jo vetëm që ushqen lëkurën e fytyrës, por falë formulës së tij të plotë dhe përbërësve të zgjedhur me kujdes, është gjithashtu i përshtatshëm për të hidratuar dhe rigjeneruar edhe lëkurën e trupit. Formula unike e kremit përmban përbërës të fuqishëm dhe të lashtë si fasulet Centiger, të njohura për vetitë e tyre të jashtëzakonshme hidratuese dhe mbrojtëse ndaj irritimeve. Fasulet Centiger krijohen përmes fermentimit të fasuleve tigër me ekstraktin e Centella asiatica, duke ofruar përfitime të shtuar për forcimin e barrierës së lëkurës dhe rigjenerimin e saj. Gjithashtu, vaji i krundet të orizit, i pasur me vitamina dhe minerale, hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës një shkëlqim natyral e të shëndetshëm, duke ndihmuar gjithashtu në qetësimin dhe mbrojtjen e saj. Tekstura e tij unike, e ngjashme me puding, rrëshqet butësisht mbi lëkurë duke siguruar një ndjesi relaksuese dhe rigjeneruese. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë dhe për fëmijët.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*200 ml

Për fytyrën: Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Për trupin: Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.

Përbërësit "magjik"

fasule Centiger, vaji i krundet të orizit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Hydrogenated Poly (C6-14 Olefin), Niacinamide, Polyglyceryl-6 Distearate, Cetearyl Alcohol, Propylheptyl Caprylate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Candelilla/Jojoba/Rice Bran Polyglyceryl-3 Esters, 1,2-Hexanediol, Vinyl Dimethicone, Glyceryl Stearate, Methyl Trimethicone, Hydroxyacetophenone, Dipropylene Glycol, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Coptis Japonica Root Extract, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sodium Stearoyl Glutamate, Fructooligosaccharides, Adenosine, Glyceryl Polymethacrylate, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Panthenol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Maltodextrin, Tocopherol, Methylpropanediol, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Ceramide NP, Opuntia Coccinellifera Fruit Extract, Phaseolus Vulgaris (Kidney Bean) Seed Extract

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 




 

BEAUTY OF JOSEON Jelloskin Massage Cream For Face and Body

1,700 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI