CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting
CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting
CENTELLIAN24+ AHA Aqua Peeling Boosting është një serum eksfoliues kimik, i formuluar me acid glikolik AHA, i cili ofron një trajtim të butë, por efikas për lëkurën. Ky serum ndihmon në pastrimin e lëkurës, duke e bërë atë më të pastër, më të lëmuar dhe më të shëndetshme. AHA, ose acidi alfa-hidroksi, është një përbërës aktiv që vepron në shtresën e jashtme të lëkurës, duke ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësuar teksturën e saj. Ky përbërës gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e shenjave të moshës duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe zvogëluar dukshmërinë e linjave të imta dhe rrudhave. Ky produkt është gjithashtu efektiv në trajtimin e shenjave të akneve dhe pastrimin e poretve të bllokuara, duke lënë pas një pamje më të shëndetshme dhe të rinovuar. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA
Lista e plotë e përbërësve
WATER,GLYCERIN,PROPANEDIOL,BIS-PEG-18 METHYL ETHER DIMETHYL SILANE,METHYLPROPANEDIOL,DIPROPYLENE GLYCOL,GLYCERETH-26,BUTYLENE GLYCOL,NIACINAMIDE,METHYL GLUCETH-20,1,2-HEXANEDIOL,RAFFINOSE,CYCLOHEXASILOXANE,PENTYLENE GLYCOL,TREHALOSE,DIMETHICONE/VINYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER,SODIUM DNA,LACTOBACILLUS FERMENT,ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER,CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT,CERAMIDE NP,TROMETHAMINE,GLYCERYL POLYMETHACRYLATE,DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT,ETHYLHEXYLGLYCERIN,GLYCOSYL TREHALOSE,SODIUM POLYACRYLATE,PVM/MA COPOLYMER,HYDROGENATED LECITHIN,HYDROLYZED COLLAGEN,HYDROGENATED STARCH HYDROLYSATE,XANTHAN GUM,ADENOSINE,THEOBROMA CACAO (COCOA) SEED EXTRACT,DEXTRIN,HYDROLYZED ELASTIN,SUCROSE DISTEARATE,LECITHIN,CARBOMER,POLYQUATERNIUM-51,POLYSORBATE 20,GLYCERYL STEARATE,BHT,CYANOCOBALAMIN,BIOSACCHARIDE GUM-1,TOCOPHEROL,PALMITOYL PENTAPEPTIDE-4,PANAX GINSENG ROOT EXTRACT,CARNOSINE,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER OIL,PANAX GINSENG VESICLES,RETINOL
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum është zgjidhja ideale për ata që dëshirojnë të minimizojnë pamjen e poreve dhe të përmirësojnë strukturën e lëkurës. Ky serum unik është i pasuruar me kompleksin inovativ Vegetinol™, i cili përmban bakuchiol, kolagjen vegan, dhe kafeinë jeshile. Bakuchiol, ndihmon në përmirësimin e teksturës si edhe në reduktimin e dukshmërisë së vijave të holla dhe rrudhave, pa shkaktuar irritim në lëkurë. Kolagjeni vegan stimulon prodhimin e kolagjenit, duke rritur elasticitetin e lëkurës. Ndërsa, kafeina jeshile ndihmon në uljen e ënjtjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke e bërë lëkurën të duket më e freskët dhe rinovuese. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi me niacinamide (B3) dhe vitaminë B12 i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, reduktimin e shenjave post-akne, dhe minimizimin e dukjes së poreve. Formula e këtij serumi është hipoalergjike dhe e përshtatshme për përdorim nga personat me lëkurë sensitive, duke e bërë atë të sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e këtij serumi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vegetinol™, niacinamide (B3), vitaminë B12
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Collagen Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Soluble Collagen, Pentylene Glycol, Bakuchiol, Glyceryl Polymethacrylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Caffeine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diethoxyethyl Succinate, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polyisobutene, Panthenol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Gluconolactone, Citric Acid, Sodium Phytate, Dextrin, Beta-Glucan, Tocopherol, Cyanocobalamin, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Juniperus Mexicana Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Myristica Fragrans (Nutmeg) Kernel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
I'M FROM Licorice Soothing Ampoule
I'M FROM Licorice Soothing Ampoule
I'M FROM Licorice Soothing Ampoule, jo vetëm rigjeneron dhe forcon barrierën e lekurës, por është ideal nëse shpërthimi i vazhdueshëm akneik është kthyer në shqetësimin tuaj më të madh. I formuluar me 73% ekstrakte rrënje të bimës së Jamball ndihmon për të trajtuar aknet, minimizuar inflamacionin, skuqjen dhe sensitivitetin në lëkurë. Nga ana tjetër, ky serum përmban gjithashtu panthenol (Vitamina B5), një përbërës i cili ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave duke bërë të mundur rigjenerimin e plotë të lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
73% ekstrakte rrënje, të bimës së Jamball, panthenol (Vitamina B5)
Lista e plotë e përbërësve
Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Xanthan Gum, Erythritol, Beta-Sitosterol, Malt Extract, Cysteine HCl, Ammonium Glycyrrhizate, Phytosterols, Sclerotium Gum, Glycine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

