-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.


CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Serumi CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule është një formulë e fuqishme rigjeneruese, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Me 30% kompleks PDRN™, i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit, ky serum nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe redukton inflamacionin. Duke stimuluar aktivitetin e fibroblasteve, ky kompleks rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të butë. Përveç kësaj, përmbajtja e retinolit në serum përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe minimizon vijat e imëta, ndërsa shtimi i ceramideve do të forcoj barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar hidratimin dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Një tjetë përbërës unik që ka ky serumi i fuqishëm janë mikrokapsulat e kompleksit Panax Ginseng™. Një kompleks i cili nxit rigjenerimin dhe revitalizimin e lëkurës. Gjithashtu, këto mikrokapsula ndihmojnë në përthithjen graduale të ginsengut, duke siguruar përfitime të qëndrueshme për qarkullimin dhe vitalitetin e lëkurës, si dhe në luftimin e shenjave të moshës si rrudhat dhe humbja e elasticitetit.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
30% kompleks PDRN™, retinol, ceramide, kompleksi Panax Ginseng™
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.


CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
8,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perCENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
8,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perNëse dëshironi një përmirësim të vërtetë 360°, ju prezantojmë serumin revolucionar CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum, i cili transformon lëkurën brenda një jave! Me një formulë të avancuar dhe inovative, ky serum vepron në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, reduktuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin. Me vetëm një aplikim, formula e tij depërton deri në dhjetë shtresa të lëkurës dhe përmban përbërësin më të përfolur PDRN (sp*rmën e salmonit). Një përbërës i vlerësuar për aftësitë e saj rigjeneruese dhe efektin e fuqishëm anti-rrudhë. Në kombinim me kolagjenin, PDRN fuqizon sintezën e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur dukshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imëta. Por nuk mbaron me kaq! Përveç efektit të tij të menjëhershëm, ky serum krijon një barrierë të fuqishme mbrojtëse, e cila siguron elasticitet dhe hidratim të qëndrueshëm për 24 orë. Formula e tij inovative ndihmon gjithashtu në riparimin e barrierës së dëmtuar të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. I krijuar për të synuar gjashtë zonat kyçe të fytyrës që preken më shumë nga shenjat e moshës si: balli, zona rreth syve, faqet, konturin e buzëve, rrudhat nasolabiale dhe zonën poshtë mjekrës, ky serum ofron një efekt lifting të fuqishëm, duke ndihmuar në forcimin dhe ngritjen e kontureve të fytyrës. Me përdorimin e këtij serumi, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDNR, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
WATER,GLYCERIN,PROPANEDIOL,BIS-PEG-18 METHYL ETHER DIMETHYL SILANE,METHYLPROPANEDIOL,DIPROPYLENE GLYCOL,GLYCERETH-26,BUTYLENE GLYCOL,NIACINAMIDE,METHYL GLUCETH-20,1,2-HEXANEDIOL, RAFFINOSE, CYCLOHEXASILOXANE, PENTYLENE GLYCOL,TREHALOSE,DIMETHICONE/VINYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER, SODIUM DNA, LACTOBACILLUS FERMENT,ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT, CERAMIDE NP, TROMETHAMINE,GLYCERYL POLYMETHACRYLATE,DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT,ETHYLHEXYLGLYCERIN,GLYCOSYL TREHALOSE,SODIUM POLYACRYLATE,PVM/MA COPOLYMER, HYDROGENATED LECITHIN, HYDROLYZED COLLAGEN, HYDROGENATED STARCH HYDROLYSATE, XANTHAN GUM, ADENOSINE, THEOBROMA CACAO (COCOA) SEED EXTRACT, DEXTRIN, HYDROLYZED ELASTIN,SUCROSE DISTEARATE,LECITHIN, CARBOMER,POLYQUATERNIUM-51,POLYSORBATE 20,GLYCERYL STEARATE,BHT,CYANOCOBALAMIN,BIOSACCHARIDE GUM-1, TOCOPHEROL,PALMITOYL PENTAPEPTIDE-4,PANAX GINSENG ROOT EXTRACT, CARNOSINE,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER OIL, PANAX GINSENG VESICLES,RETINOL
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Related blog posts

PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ

SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?

CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE