Pastrues fytyre vajor

Produkti më i ri i linjës NEOGEN DERMALOGY Real Fresh është larësi vajor me përmbajtje të çajit jeshil: NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Green Tea Cleansing Oil. Përbërja vajore e larësit konsiston në vajin e farave të çajit jeshil, evening primrose (lulja aguliçe), gjetheve të pemës së çajit, për të minimizuar çdo formë irritimi të lëkurës sensitive. Ky larës vajor është i formuluar me ekstrakt të dukshëm të çajit jeshil për të siguruar pastrim të butë, të thellë dhe sa më efikas. Përmbajtja me catechin i ofron larësit veti antioksiduese për të luftuar radikalet e lira. Lëkura pas pastrimit do të ndihet gjithmonë e hidratuar falë përbërësve hidratues që ky larës zotëron si: ekstrakt nga kërpudhat e pishës, qitro, kokrrizave të orizit. Nga ana tjetër formulimi me përbërësin aktiv acidin PHA (poly hydroxy acid), ofron pastrim të thellë të poreve, shpërbërjen e pikave të zeza dhe qelizave të vdekura. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.

*285ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

vaji i gjethes së çajit jeshil, catechin, vaji i gjethes së pemës së çajit, PHA

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Camellia Sinensis Leaf, Ethylhexylglycerin, Rosa Damascena Flower Water, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Water, Butylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, 1,2-Hexanediol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Cymbopogon Schoenanthus Extract, Portulaca Oleracea Extract, Lepidium Meyenii Root Extract, Lilium Tigrinum Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Pisum Sativum (Pea) Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Citrus Junos Fruit Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Extract, Anthemis Nobilis Flower Extract, Saururus Chinensis Leaf/Root Extract, Arnica Montana Flower Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Broussonetia Kazinoki Bark Extract, Artemisia Absinthium Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Green Tea Cleansing Oil

2,900 ALL 3,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI