MEDIHEAL Collagen Glow Firming Cleanser

1,200.00 ALL 800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 01 dhe Korrik 02.

Përshkrimi

MEDIHEAL Collagen Glow Firming Cleanser është një pastrues fytyre me shkumë të dendur dhe elastike, i krijuar për të larguar papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e produkteve nga lëkura, duke e lënë atë të pastër, të freskët dhe me një pamje më të lëmuar. Formula përmban kolagjen me peshë të ulët molekulare, i cili ndihmon në ruajtjen e ndjesisë së elasticitetit të lëkurës, si dhe komplekse peptide që mbështesin një pamje më të fortë dhe më të lëmuar. Gjithashtu është i pasuruar me tre forma të acidit hialuronik, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe minimizojnë ndjesinë e tharjes pas larjes. Për një pastrim më efektiv dhe përmirësim të teksturës së lëkurës, formula përfshin LHA (Capryloyl Salicylic Acid), PHA (Gluconolactone) dhe Papain, të cilët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve pa e irrituar atë. I përshtatshëm për: lëkurë normale, të kombinuar dhe të thatë që kërkon pastrim të thellë pa humbur hidratimin.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*120gr

Përdorimi

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Kolagjen me peshë të ulët molekulare, Peptide, Acid Hialuronik (3 lloje), LHA (Capryloyl Salicylic Acid), PHA (Gluconolactone), Papain, Glicerinë, Carnosine, Copper Tripeptide-1

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Hydrogenated Palm Acid, Potassium Hydroxide, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Cocoate, Glyceryl Stearate, Polyquaternium-7, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Soluble Collagen, Palmitoyl Pentapeptide-4, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Betaine, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Lecithin, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Fragrance

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani

1,200.00 ALL 800.00 ALL