TORRIDEN DIVE-IN Molecule Hyaluronic Acid Multi Pad, janë tamponë pambuku të formuluar me përbërësin e patentuar të vetë markës TORRIDEN 5-D Complex, i cili përmban pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Kjo përzierje unike përfshin molekula të vogla, të mesme dhe të mëdha, që sigurojnë depërtim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Këto tamponë, përmbajne gjithashtu alantoinë për të eksfoliuar butësisht lëkurën, por duke ruajtur nivelin e hidratimit në të. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt malakiti ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës dhe rrudhave të reja. Menjëherë pas përdorimit tyre do të vëreni pastërti në lëkurë dhe një pamje plot shëndet e shkëlqim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*75 tamponë pambuku
*165ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit "magjik"
5-D Complex, alantoinë, ekstrakt malakiti
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Allantoin, Sodium Hyaluronate (100ppm), Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Panthenol, Aloe Ferox Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Betaine, Ceramide NP, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Pyrus Malus (Apple) Fruit Water, Althaea Rosea Flower Extract, Gluconolactone, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Carboxymethyl Beta-Glucan, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Pentylene Glycol, Octanediol, Polyglutamic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Caffeine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Dipotassium Glycyrrhizate, Citric Acid, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Malachite Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!