Neogen Dermalogy Poreraser Clear BHA Pad, është një eksfoliant 2 në 1 që kombinon vetitë e një eksfolianti fizik dhe kimik. Ky produkt përmban 30 tamponë të njomur me PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid). Përmbajtja e acidit salicilik (0.9%) ndihmon në pastrimin e poreve dhe zvogëlimin e prodhimit të sebumit, ndërsa acidi glikolik ofron një efekt “peeling” për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe. Ndërkohë, përmbajtja me PHA dhe LHA, ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të hidratimit së lëkurës. Menjëherë pas përdorimit do të shikoni rezultate dhe do ta ndjeni lëkurën të pastër dhe të butë.

*60 tamponë

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.

Përbërësit “magjik”

PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), BHA (beta hydroxy acid), dhe LHA (lipo hydroxy acid). 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, 1,2-HexanedioI, Glycerin, Betaine Salicylate, Arginine, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin,Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Guaiazulene, Gluconolactone, Panthenol, Capylcyl Salicylic, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Glycolic Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Zanthoxylum Schinifolium Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Diospyros Kaki Fruit Extract, Pentylene Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolyner

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Poreraser Clear BHA Pad

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI