MEDIHEAL Watermide Moisture Pad është zgjedhja e duhur për të ofruar hidratim të thellë dhe të menjëhershëm për lëkurën e dehidratuar dhe të ndjeshme. Këta tamponë pambuku janë krijuar për të rigjeneruar dhe forcuar barrierën natyrale të lëkurës, duke i dhënë asaj një ndjesi të freskisë dhe butësisë që zgjat gjatë gjithë ditës. Formuluar me kompleksin inovativ WaterActive™, ky produkt kombinon fuqinë e përbërësve natyralë dhe teknologjisë së avancuar për kujdesin e lëkurës. Kompleksi përmban lule Woodland Forget-me-not, të cilat kalojnë një proces të veçantë nxjerrjeje të ftohtë për 24 orë në ujë akullnajor islandez, duke ruajtur vlerat dhe vetitë e tyre hidratuese. Ky proces ndihmon në përmirësimin e nivelit të lagështisë së lëkurë si edhe ë në balancimin dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse. Falë teknologjisë së avancuar të këtyre tamponëve, përbërësit aktivë depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një hidratim të qëndrueshëm dhe efektiv. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës sidomos për atë të dehidratuar por edhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*100 tamponë pambuku
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
WaterActive™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Sodium PCA, Hydroxyacetophenone, Octyldodeceth-16, Hydroxyethyl Urea, Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Citrate, Allantoin, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Citric Acid., Disodium EDTA, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glycerin, Sea Water, Myosotis Sylvatica Flower/Leaf/Stem Extract, Butylene Glycol, Polyglyceryl- 10 Laurate, Abies Sibirica Oil, Hydrogenated Lecithin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Pseudoalteromonas Ferment Extract, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Cetraria Islandica Extract, Mentha Aquatica Extract, Anthemis Nobilis Flower Oil, Juniperus Mexicana Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Caprylyl Glycol
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.