-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Vitamide Brightening Pad
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDIHEAL Vitamide Brightening Pad është një formulë e shkëlqyer për të arritur një lëkurë të ndritshme dhe të rafinuar, e cila, falë teknologjisë së shpërndarjes së liposomeve, siguron përthithje të shpejtë dhe të thellë të përbërësve aktivë. Me një përqendrim prej 3% niacinamide, këto tamponë pambuku ofrojnë një përmirësim të menjëhershëm të shkëlqimit, duke ndihmuar në reduktimin e njollave dhe përmirësimin e tonit të lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me buckthorn detar, i cili përmban më shumë vitaminë C sesa agrumet e zakonshme, ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit dhe mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e radikaleve të lira. Esenca unike me 7 burime të vitaminave esenciale, përfshirë retinolin, vepron për të rigjeneruar, ushqyer dhe zbutur lëkurën, duke e bërë atë të duket më e re dhe e freskët. Këto tamponë shumë të butë dhe eksfoliues jo vetëm përmirësojnë teksturën, por gjithashtu sjellin një shkëlqim të brendshëm të dukshëm, duke ju ndihmuar të arrini një lëkurë të pastër. Të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*100 tamponë pambuku
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
3% niacinamide, buckthorn detar, retinol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Hippophae Rhamnoides Water, Hydroxyacetophenone, Betaine, Octyldodeceth-16, Hydroxyethyl Urea, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Trehalose, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Juniperus Mexicana Oil, Riboflavin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Pyridoxine HCL, Retinol, Tocopheryl Acetate, Menadione, Thiamine HCL, Citronellol, Linalool, Geraniol, Limonene
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE