ABIB Yuja Probiotics Blemish Pad Vitalizing Touch janë tamponët ideal pambuku nëse dëshironi të trajtoni njollat kafe post akne, hiperpimentimin dhe t'i dhuroni "jetë" lëkurës. Esenca e tyre është e formuluar me probiotikë dhe ekstrakt të frutit Yuja, i cili mbart plot vitamina. Këto të fundit mundësojnë shkëlqimin e thellë të lëkurës dhe dhurojnë një pamje plot shëndet. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide vepron edhe më fuqishëm në zbehjen e hiperpigmentimin dhe tkurrjen e poreve. Këto tamponë pambuku mundësojnë edhe hidratimin e thellë të lëkurës dhe tërheqjen e saj, falë formulimit me acid hialuronik, adenosine dhe ekstrakt i kokrrizave të orizit. Ndërsa përmbajtja me përbërësin aktiv PHA largon qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe. Nga ana tjetër formulimi me allantoin mundëson qetësimin e lëkurës ndaj çdo lloj irritimi. Të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. 

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*60 tamponë pambuku
*140ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i frutit Yuja, probiotikë, allantoin, PHA, acid hialuronik, adenosine, ekstrakt i kokrrizave të orizit

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Lactobacillus/Rice Ferment, Niacinamide, Citrus Junos Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Butylene Glycol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Caprylate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Gluconolactone, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Gardenia Florida Fruit Extract, Pantolactone, PVM/MA Copolymer, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Dextrin, Disodium EDTA

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Yuja Probiotics Blemish Pad Vitalizing Touch

1,400 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI