ABIB Heartleaf Spot Pad Calming Touch, pjesë e linjës së pëlqyer Heartleaf Line, është një toner i cili përmban 80 copë tamponë pambuku për hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Ky produkt i adresohet akneve me inflamacion dhe lëkurës sensitive, falë përmbajtjes me 40,000ppm ekstrakt të bimës Heartleaf. Ana e garzës është një eksfoliues i butë, i cili pastron me mjeshtëri qelizat e vdekura të lëkurës, duke hapur poret dhe duke promovuar një lëkurë më të lëmuar. Nga ana tjetër kemi anën e thjeshtë të tamponit. Me këtë anë, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*150ml/80pads
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit "magjik"
40,000ppm ekstrat të bimës Heartleaf
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Houttuynia Cordata Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Hydroxyethyl Urea, Allantoin, Trehalose, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Myristate, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Hydroxyacetophenone, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tocopherol, Biosaccharide Gum-4, Caffeine, Xanthan Gum, Disodium EDTA
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.