

SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum
SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum
Pas përdorimit të serumit SOME BY MI Galactomyces Pure Vitamin C Glow Serum, siç e thotë edhe vetë emri i tij, do të arrini të keni një lëkurë që do të shkëlqejë dhe kështu do të merrni komplimente pafund! Falë formulës së tij me 3% vitaminë C dhe 75% filtrat i fermentuar i Galactomyces (me origjinë nga majaja), ky serum do t’ju ndihmojë në heqjen e njollave, dhe njëkohësisht do të hidratojë dhe rrisë elasticitetin e lëkurës suaj.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C e pastër, galactomyces
Lista e plotë e përbërësve
Galactomyces Ferment Filtrate (75%),Dipropylene Glycol,Glycerin,Ascorbic Acid (30,000ppm),Butylene Glycol,1,2-Hexanediol ,Niacinamide,Tromethamine, Water,Trehalose,C12-14 Pareth-12,Allantoin,Hydroxyethylcellulose,Xanthan Gum ,Ethylhexylglycerin,Adenosine,Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil,Hydrogenated Lecithin,Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer ,Sodium Hyaluronate,Pvm/Ma Copolymer ,Polyglyceryl-10 Stearate,Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil,Panthenol,Sodium Ascorbyl Phosphate (25pmm),Phenylethyl Resorcinol,Propolis Extract,Aronia Melanocarpa Fruit Extract,Bambusa Vulgaris Extract,Aspalathus Linearis Extract,Saccharide Hydrolysate,Maltodextrin,Ficus Carica (Fig) Fruit Extract,Phoenix Dactylifera (Date) Fruit Extract,Tuber Magnatum Extract,Pyridoxine,Houttuynia Cordata Extract,Folic Acid,Biotin,Opuntia Ficus-Indica Extract,Opuntia Coccinellifera Fruit Extract,Caprylic/Capric Triglyceride,Adansonia Digitata Seed Extract,Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate,Sparassis Crispa Extract,Calendula Officinalis Flower E Tract ,Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract,Tocopherol,Cyanocobalamin,Vaccinium Myrtillus Fruit Extract,Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract,Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract,Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract,Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract,Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract,Euterpe Oleracea Fruit Extract,Spirulina Maxima Extract,Thiamine Hcl,Linoleic Acid,Inositol,Astaxanthin,Caramel,Linalool,Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.


MIZON Real Vitamin C Ampoule
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Real Vitamin C Ampoule
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi perAmpula Mizon Real Vitamin C, është një nga produktet më të dashura të markës MIZON. I formuluar me plot 19% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
19% vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Propanediol, Propylene Carbonate, Ascorbic Acid, 2,3-Butanediol, Dimethyl Isosorbide, Arbutin, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Limonene, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Adenosine
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum është një serum inovativ, i krijuar posaçërisht për të ndriçuar lëkurën dhe për të njëtrajtësuar tonin e saj. Formula e tij e butë, por jashtëzakonisht efektive, siguron rezultate të dukshme pa shkaktuar irritime, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Me përbërës të përzgjedhur me kujdes, ky serum ndihmon në reduktimin e njollave kafe dhe rivitalizon lëkurën, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe plot shkëlqim. Formula përmban një përzierje të qëndrueshme të vitaminës C dhe derivateve të saj (0.015%), që veprojnë në mënyrë të sigurt për të reduktuar njollat kafe dhe për të përmirësuar shkëlqimin natyral të lëkurës. Për më tepër, serumi është i pasuruar me 3% niacinamide, një përbërës i fuqishëm që ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, rregullimin e prodhimit të sebumit dhe uljen e skuqjes, duke rezultuar në një lëkurë më të qetë dhe më të njëtrajtshme. Nga ana tjetër, për eksfolim të butë dhe pa irritim, serumi përmban LHA dhe PHA, të cilët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke zbuluar një sipërfaqe më të lëmuar dhe më të freskët. Ndërkohë, acidi hialuronik ofron hidratim intensiv, duke depërtuar thellë në shtresat e lëkurës për të mbajtur atë të butë dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ky serum është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një produkt të fuqishëm, por të butë, për përmirësimin e pamjes së lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është një shtesë e përkryer për një rutinë të përditshme, duke ofruar një lëkurë më të shëndetshme, të hidratuar dhe plot shkëlqim.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.015% vitaminë C & derivatë i asaj, 3% niacinamide, LHA dhe PHA, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Betaine, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hyaluronic Acid, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Adenosine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, 3-O- Ethyl Ascorbic Acid, Sodium Phytate, Ascorbic Acid, Ceramide NP, Benzyl Glycol, Beta-Glucan, Dextrin, Capryloyl Salicylic Acid, Gluconolactone, Carbomer, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
Marka

ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
Epo, nuk kishte si të mungonte në koleksionin “Koral Secrets” serumi i mrekullueshëm me vitaminë C nga marka ANUA. ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum, është i formuluar me 56% ekstrakt të frutit tangerine (një agrum aziatik) dhe 20% vitaminë C të pastër për të trajtuar njollat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C është e njohur për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore, duke nxitur njëkohësisht prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e vijave të imta. Në kombinim me vitaminën E dhe acidin ferulik, formulimi i këtij serumi krijon një shtresë të fuqishme mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Ndërkohë, përbërësit si Alfa-Bisabolol dhe Adenosine ndihmojnë në zbutjen e vijave të holla dhe rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe elastike. Serumi është i pasuruar gjithashtu me kapsula Vita-Barrier, të cilat përmbajnë Panthenol, Glutathione dhe Bisabolol, për të ofruar hidratim intensiv dhe qetësim të irritimeve në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurë.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
56% ekstrakt të frutit tangerine, 20% vitaminë C, vitaminë E, acid ferulik, Alfa-Bisabolol, Vita-Barrier, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract (560, 000 ppm), Ascorbic Acid (200, Propanediol, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cyclohasiloxane, Sodium Hydroxide, 12-14 Alketh-12, Alpha-Bisabolol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Water, Polyacrylate Crosspolymer-6, Dimethicon/Vinyldimethicon Crosspolymer, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Glycerin, Glutathione, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Adenosine, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Tocopherol, Ferulic Acid, Barosma Betulina Leaf Extract, n-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sorbitol, Panthenol, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hyaluronic Acid, Sucrose Stearate, Glyceryl Stearates, Beta-Carotene, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Niacinamide, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Thioctic Acid, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Pyridoxine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Folic Acid, Biotin, Ceramide NP, Ubiquinone, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Riboflavin, Linoleic Acid, Hesperidin, Ergothioneine, Limonene, Linalool, Citral
Marka

TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule
TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule
TORRIDEN Cellmazing Brightening Ampoule, është një ampulë e avancuar me vitaminë C, e krijuar për të dhënë shkëlqim dhe shëndet lëkurës. Duke përmbajtur pesë lloje të vitaminës C të pastër, kjo formulë e fuqishme bllokon mbiprodhimin e melaninës, e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme diellore. Kjo ampulë gjithashtu rikthen prodhimin e kolagjenit, përmirëson aknet dhe zvogëlon linjat e imëta dhe rrudhat, duke lënë lëkurën e pastër, të butë dhe të lëmuar. Përveç formulimit me Kompleksin 5D të vitaminës C, kjo ampulë përmban gjithashtu kompleksin e algave detare, pantenolin dhe alantoinën, të cilët bashkëveprojnë për të zbutur shenjat më të zakonshme të plakjes, duke përfshirë qëndrueshmërinë, linjat e imëta, rrudhat, njollat e errëta dhe njollat e diellit. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj & mos harroni të aplikon SPF-ën me filtra 50+. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks 5D të vitaminës C, kompleks të algave detare, pantenol, alantoinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Niacinamide, Adenosine, Betaine, Erythritol, Disodium EDTA, Allantoin, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Isopropyl Myristate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Tromethamine, Methylpropanediol, Ferulic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Butylene Glycol, Ecklonia Cava Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Codium Tomentosum Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Ascorbic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Palmitate, Octyldodecanol
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum
NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum
NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum është një formulë inovative e cila kombinon fuqinë e 5% vitaminës C të pastër me përbërës të tjerë të fuqishëm për të siguruar një trajtim intensiv ndaj shenjave të akneve, hiperpigmentimit, shenjave të moshës dhe lëkurës së dehidratuar. Vitamina C është një antioksidant i njohur për mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm dhe duke ndihmuar në ndriçimin e tonit të lëkurës. Për më tepër, vitamina C nxit sintezën e kolagjenit, një komponent thelbësor për elasticitetin dhe forcimin e lëkurës, duke minimizuar dukshmërinë e vijave të imëta dhe rrudhave. Kombinimi me Glutathion, një tjetër antioksidant i fuqishëm, përforcon veprimin e serumit duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe duke rritur vitalitetin e lëkurës, për t'i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm. Formula e këtij serumi është krijuar për të qenë e lehtë në teksturë, duke u absorbuar shpejt në lëkurë pa lënë ndjesi të yndyrshme, duke e bërë atë të përshtatshme për përdorim të përditshëm në çdo rutinë të kujdesit të lëkurës. Ky serum përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% vitaminë C, Glutathion
Lista e plotë e përbërësve
Vaccinium Vitis-Idaea Fruit Extract, Butylene Glycol, Niacinamide, Panthenol, Tranexamic Acid, Water, 1,2-Hexanediol, Neopentyl Glycol Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbitol, Bifida Ferment Lysate, Chondrus Crispus Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Alpha-Arbutin, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (TurmericJRoot Extract, Corallina Officinalis Extract, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Pentylene Glycol, Glycerin, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bisabolol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Glutathione, Ceramide NP, Beta-Glucan, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol, Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Ubiquinone, Thioctic Acid, Potassium Hydroxide, Behenyl Alcohol, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.