NUMBUZIN No.4 Full Nutrient Firming Cream është një krem hidratues, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke ofruar një përkujdesje të plotë për shenjat e moshës. Ky krem përbëhet nga një teksturë e plotë dhe e pasur, si një gjalpë i butë që përthithet menjëherë në lëkurë, duke e lënë lëkurën sa më të hidratuar. Formula e tij unike përmban 39% ekstrakt ginseng-u të kuq korean, një përbërës me fuqi të jashtëzakonshme që njihet për aftësinë e tij të luftojë shenjat e moshs dhe të lëmojë vijat e holla. Përveç ginseng-ut, kremi është i pasuruar me idebenone, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme ndërsa calendula qetëson dhe zbut lëkurën e irrituar. Ky krem përmban gjithashtu retinol, një përbërës që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson teksturën e lëkurës, dhe kompleksin DNAge B9 Nanosome-RF™, një formulë e avancuar që kontribuon në rritjen e rigjenerimit qelizor dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm aparencën e shenjave të moshës duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re! Këshillohet për lëkurë mature dhe atë shumë të thatë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*60ml
*Tekstura e tij vjen shumë e plotë kështuqë do e sugjeroni vetëm në rutinën e darkës.
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit “magjik”
39% ekstrakt ginseng-u të kuq korean, idebenone, calendula, retinol, DNAge B9 Nanosome-RF™,
Lista e plotë e përbërësve
Panax Ginseng Root Extract, Glycerin, Caprylic/capric Triglyceride, Water, Betaine, Cyclohexasiloxane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Behenyl Alcohol, Niacinamide, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Polydecene, Cyclopentasiloxane, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Polyglycerin-3, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dioscorea Japonica Root Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Calendula Officinalis Flower Oil, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Pentaerythrityl Distearate, Polyglyceryl-10 Laurate, Beta-glucan, Hydroxyethyl Acrylate/sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Methylpropanediol, Dimethiconol, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyquaternium-51, Acrylates/c10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydrolyzed Ginseng Root, Glycosyl Trehalose, Tromethamine, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Adenosine, Raffinose, Disodium EDTA, Sorbitan Isostearate, Cetearyl Alcohol, Lecithin, Glyceryl Stearate SE, Butylene Glycol, Hydrolyzed Corn Starch, Panthenol, Cholesterol Sucrose, Ceramide NP, Cyanocobalamin, Folic Acid, Biosaccharide Gum-1, Hydroxydecyl Ubiquinone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Retinol, 1,2-hexanediol, Fragrance, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.