Marka inovative NUMBUZIN ka krijuar një produkt të veçantë për kujdesin e lëkurës: NUMBUZIN No.3+ Pore Reset Ampoule. Ky krem në trajtë ampule është i formuluar për të targetuar dhe përmirësuar pamjen e poreve, shenjat e moshës, hiperpigmentimin, njollat kafe dhe shenjat post-akneve. Përbërësit kryesorë në këtë formulë janë retinoli dhe adenozina, të cilët ndihmojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të ndritshme. Retinoli është i njohur për aftësinë e tij për të stimuluar rigjenerimin e qelizave dhe për të reduktuar shenjat e moshës, ndërsa adenozina ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe përmirësimin e strukturës së saj. Në përbërjen e kësaj ampule përfshihet gjithashtu në formulim edhe niacinamidet. Një përbërës i cili është i njohur për veprimin e tij të fuqishëm në tkurrjen e poreve dhe në reduktimin e hiperpigmentimit duke i dhënë lëkurës  një pamje më të shëndetshme dhe më të freskët. Me aplikim të rregullt, gjatë rutinës së darkës ky produkt do të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe në rinovimin e pamjes së saj, duke ofruar rezultate të jashtëzakonshme dhe një pamje të freskët dhe të shëndetshme. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *25ml

Në mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj  shpërhapeni në çdo zonë që e shikoni të nevojshme, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë.

Përbërësit "magjik"

niacinamide, retinol, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Niacinamide, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glycerin, HDI/PPG/Polycaprolactone Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Lecithin, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Glycine Soja (Soybean) Oil, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Pullulan, Polyacrylate Crosspolymer-6, Panthenol, Silybin, Tocopherol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Dextrin, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Silica, Sodium Phytate, Retinol, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Isoceteth-10, Isoceteth-25, Caprylic/Capric Triglyceride, Cholesterol, Ubiquinone, Zinc PCA, Phospholipids, Ceramide NP, Arginine, Phytosterols, BHT, Phenoxyethanol

Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë. 

Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.

Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

NUMBUZIN No.3+ Pore Reset Ampoule Shot

2,100 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI