NUMBUZIN No.2 Protein 43% Creamy Serum është një serum me konsistencë të pasur, i formuluar për të rigjeneruar shëndetin, forcën dhe shkëlqimin e lëkurës. Me një përmbajtje të lartë prej 43% të Kompleksit të Proteinave Bërthamore (proteina nga tërshëra, orizi, bajamet e ëmbla, misri i ëmbël, bizelet dhe qumështi) ky serum ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, shërimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës ndaj agresorëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Formula përmban gjithashtu ceramide për të siguruar hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës dhe ndjesinë e butësisë. Ndërsa, përbërësit e tjerë si panthenoli dhe probiotikët bashkëpunojnë për të qetësuar irritimet dhe rigjeneruar lëkurën. Përveç kësaj, niacinamidet ndihmojnë në reduktimin e njollave kafe, pasi zvogëlojnë prodhimin e melaninës dhe dobësojnë inflamacionin e shkaktuar nga bakteret që kontribuojnë në formimin e akneve. Ceramidet NP forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës duke parandaluar humbjen e ujit dhe duke e mbrojtur atë nga faktorët e dëmshëm mjedisorë. Panthenoli, një formë e vitaminës B5, ofron vetitë hidratuese dhe rigjeneruese, duke e bërë këtë serum një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë një formulë të gjithanshme që përmirëson elasticitetin, qetëson dhe mbron lëkurën në mënyrë efektive. I përshtatshëm për cdo tipologji.
Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
43% të Kompleksit të Proteinave Bërthamore (proteina nga tërshëra, orizi, bajamet e ëmbla, misri i ëmbël, bizelet dhe qumështi), ceramide, kolesterol, acide yndyrore, Ceramide NP, niacinamide, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Nelumbo Nucifera Flower Water, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Purified Water, Glycerin, Niacinamide, Betaine, Polyglyceryl-4 Caprate, Glycosyl Trehalose, 1,2-Hexanediol, Beta-Glucan, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Caprylyl Glycol, Propylene Glycol Dicaprylate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ecklonia Cava Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Glycereth-26, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Laminaria Japonica Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Corallina Officinalis Extract, Xanthan Gum, Adenosine, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Sorbitan Sesquioleate, Pentylene Glycol, Sorbitan Isostearate, Polysorbate 60, Aspalathus Linearis Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Commiphora Myrrha Resin Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Yucca Schidigera Root Extract, Limonene, Linalool
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.