Zbuloni fuqinë e serumit më të ri: NINELESS B-Boost 1% Kojic Acid. Ky serum inovativ është krijuar për të adresuar njollat e errëta, hiperpigmentimin dhe melasmën, duke përmirësuar ndjeshëm pamjen e lëkurës tuaj. Formula e tij e avancuar përmban 1% acid kojic, një përbërës i njohur për efektet e tij zbardhuese, i nxjerrë nga fermentimi i kërpudhave si Aspergillus oryzae, që përdoret gjithashtu në prodhimin e sake, një pije tradicionale japoneze. Ky acid jo vetëm që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, por gjithashtu ofron veti antioksiduese, duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Për të rritur më shumë efektin e njëtrajtësimit dhe për të minimizuar shfaqjen e njollave, ky serum është i pasur me 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic. Këto përbërës ndihmojnë në reduktimin e pigmentimit PIH, një pasojë e mundshme e trajtimeve me lazer si edhe në tkurrjen e poreve të lëkurës. Në përbërjen e këtij serumi përfshihet gjithashtu një kompleks me peptide, i cili përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe stimulon procesin e shërimit, duke kontribuar në rigjenerimin dhe riparimin e qelizave. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që vuajnë nga hiperpigmentimi dhe melasma.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit Kojic ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim. 

Përbërësit "magjik"

1% acid kojic, 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic, kompleks me peptide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, Kojic Acid, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glyco, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Lactobacillus Ferment, Bifida Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Streptococcus Thermophilus Ferment

Marka koreane NINELESS  tashmë nga një markë për kujdesin e flokut është fokusuar në botë e kujdesit të lëkurës. Kjo markë jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e lëkurës. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e lëkurës dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.

NINE LESS B-Boost 1% Kojic Acid Serum

2,000 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI