NEOGEN DERMALOGY Next Glow Watery Cream
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Watery Cream
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Watery Cream është kremi ideal për të ofruar hidratim të thellë dhe shkëlqim natyral për çdo ditë. Ky krem i lehtë, me teksturë freskuese dhe “watery”, depërton shpejt në lëkurë, duke siguruar një ndjesi të butë, të hidratuar dhe jo të rënduar. Formula e kremit përmban niacinamide, i njohur për aftësinë për të minimizuar dukshëm dukjen e poreve, për të balancuar prodhimin e sebumit dhe për të përmirësuar tonin e lëkurës, së bashku me përbërësit hidratues si glicerina dhe Saccharide Isomerate, të cilët sigurojnë hidratim të thellë. Për më tepër, acidi hialuronik dhe kolagjeni ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës dhe ndihmojnë në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe të para-shenjave të moshës. Për të qetësuar dhe mbrojtur lëkurën, kremi përmban një kompleks ekstraktesh bimore, përfshirë Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali dhe Shafrani, të cilat ushqejnë, rigjenerojnë dhe mbrojnë lëkurën nga stresorët e mjedisit dhe radikalët e lirë. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës dhe mund të përdoret çdo ditë për një pamje të shëndetshme dhe të rigjeneruar.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon sulfate, fragrancë artificiale etj.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niacinamide, Glicerina, Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali, Shafranis, Acidi Hialuronik, Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water (Aqua), Squalane, Glycerin, Niacinamide, Betaine, 1,2‑Hexanediol, Panthenol, Acrylates/C10‑30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xylitylglucoside, Butylene Glycol, Anhydroxylitol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Xylitol, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Diospyros Kaki (Persimmon) Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Extract, Japanese Knotweed (Reynoutria Japonica) Root Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Extract, Coffea Arabica (Coffee) Bean Extract, Chamomilla Recutita (Green Tea / Chamomile) Extract, Aesculus Hippocastanum (Chestnut) Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Xanthan Gum, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Glucose, Chondrus Crispus (Irish Moss) Extract, Collagen Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner është pjesë e linjës NEOGEN DERMALOGY Next Glow. I formuluar për të rafinuar dhe përmirësuar dukshëm pamjen e poreve, ky toner i jep lëkurës një pamje të pastër dhe efekt "glow". Formula e tij përmban niacinamide, i njohur për aftësinë për të minimizuar dukshëm dukjen e poreve, për të balancuar prodhimin e sebumit dhe për të përmirësuar tonin e lëkurës, së bashku me përbërës hidratues si glicerina dhe Saccharide Isomerate, të cilët sigurojnë hidratim të thellë pa ndjesi ngjitëse. Toneri përmban gjithashtu një kompleks ekstraktesh bimore, përfshirë Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali dhe Shafranis, që bashkëveprojnë së bashku për të qetësuar, ushqyer dhe mbrojtur lëkurën kundër radikalëve të lirë. Por nuk mbaron këtu! Acidi hialuronik dhe kolagjeni në formulë ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe adresojnë shenjat e moshës duke reduktuar dhe lëmuar rrudhat. Tekstura e tij e lehtë absorbohet shpejt, duke lënë një bazë të butë dhe të hidratuar për serume, hidratues apo makeup. I përshtatshëm për çdo tipologji lëkure.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i patestuar në kafshë.
*210ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niacinamide, Glicerina, Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali, Shafranis, Acidi Hialuronik, Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Tripropylene Glycol, Betaine, Sodium Citrate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Diospyros Kaki (Persimmon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Hydrolyzed Safflower Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Saccharide Isomerate, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Caprylyl Glycol, Glucose, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Prep Serum është një serum multifunksional i avancuar, i krijuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për t’i dhënë asaj një shkëlqim të menjëhershëm. Formula e tij kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin e butë, hidratimin intensiv dhe efektin ndriçues, duke e bërë një hap thelbësor në çdo rutinë kujdesi të lëkurës. I pasur me PHA (Gluconolactone) dhe AHA, ky serum ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe në rafinimin e sipërfaqes së lëkurës pa shkaktuar irritim. Ky eksfolim delikat ndihmon në një pamje më të njëtrajtshme, pore më pak të dukshme dhe një teksturë më të lëmuar, duke përgatitur në mënyrë ideale lëkurën për aplikimin e makeup-it apo produkteve të tjera të kujdesit. Nga ana tjetër, niacinamidet (Vitamina B3) ne formulim ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të sebumit, minimizimin e dukjes së poreve dhe përmirësimin e tonit të pabarabartë të lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Në përbërje përfshihen gjithashtu 8 lloje të Acidit Hialuronik, të cilët veprojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të siguruar hidratim të thellë, elasticitet dhe një efekt “plump” të menjëhershëm. Ndërsa, kolagjeni përmirëson elasticitetin e lëkurës, nxit rigjenerimin qelizor dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Tekstura e lehtë dhe jo-ngjitëse përthithet shpejt, duke lënë një finish të hidratuar dhe “glowy”.Ky serum është ideal për ata që kërkojnë shkëlqim natyral, lëkurë të lëmuar dhe bazë perfekte për makeup. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e thatë, normale, mikse dhe të ndjeshme, si dhe për lëkurë me teksturë jo të njëtrajtshme, pore të dukshme, ton të pabarabartë apo pamje të lodhur.
*32ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PHA (Gluconolactone), AHA, Niacinamide, Acid Hialuronik (8 lloje), Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water (Aqua), Gluconolactone, Glycolic Acid, Dipropylene Glycol, Propanediol, Tromethamine, Niacinamide, Betaine, Trehalose, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethylcellulose, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Adenosine, Citric Acid, Disodium EDTA, Persimmon Leaf Extract, Grape Extract, Polysorbate 60, Disodium Phosphate, Hollyhock Root Extract, Safflower Extract, Coffee Bean Extract, Green Tea Extract, Chestnut Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sodium Phosphate, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Glucose, Sodium Hyaluronate, Irish Moss Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate.
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

