-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
DR. ALTHEA Rapid Hypochlorous Acid Rescue Mist
2,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 22 dhe Nentor 23.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
DR. ALTHEA Rapid Hypochlorous Acid Rescue Mist është një mist qetësues për fytyrën, i krijuar për të ndihmuar në reduktimin e skuqjes, qetësimin e lëkurës së irrituar dhe kontrollin e yndyrës së tepërt. Formula përmban Hypochlorous Acid (HOCl), një përbërës i njohur për vetitë e tij antimikrobike dhe qetësuese, i cili ndihmon në kujdesin ndaj lëkurës së prirur ndaj ankeve dhe irritimeve. Formula plotësohet me 20% kompleks të Pemës së Çajit (Tea Tree) dhe Eukaliptit, të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe ofrojnë një ndjesi freskie. Ndërsa Zinc PCA ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt dhe në balancimin e prodhimit të sebumit, duke e bërë mistin veçanërisht të përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme. Falë teksturës së lehtë ujore dhe spërkatjes shumë të imët, misti përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse apo yndyrore. Mund të përdoret pas pastrimit të fytyrës, pas aktivitetit fizik ose gjatë ditës, sa herë që lëkura ka nevojë për freskim dhe qetësim. Ideal për: Lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të prirur ndaj akneve, skuqjes dhe irritimeve, që kërkon qetësim, kontroll të yndyrës dhe freskim.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*100ml
*Në fillim tundeni produktin
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit "magjik"
Acid hipokloror (HOCl), kompleks i pemës së çajit dhe eukaliptit, Zinc PCA, glicerinë, ujë, ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt eukalipti, vaj eukalipti
Lista e plotë e përbërësve
Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Hydroxyacetophenone, Glycereth-25 PCA Isostearate, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Hypochlorous Acid, Citric Acid, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Zinc PCA
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
Shpërndani
2,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perBEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









