-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
DR. ALTHEA Aqua Marine Jelly Mist
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 22 dhe Nentor 23.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
DR. ALTHEA Aqua Marine Jelly Mist është një mist me teksturë inovative xhelatinoze, i krijuar për të ofruar hidratim të menjëhershëm, freskim dhe përmirësim të pamjes së elasticitetit të lëkurës. Formula transformohet nga një teksturë e lehtë xhelatinoze në një mjegullëz shumë të imët, duke e lënë lëkurën të hidratuar, të freskët dhe me një shkëlqim natyral. Sekreti i formulës qëndron te 10% Ujë Deti i Thellë nga Ulleungdo, i pasur me minerale që ndihmojnë në hidratimin dhe freskimin e lëkurës. Gjithashtu, përmban Vegan PDRN (Sodium DNA), një përbërës me origjinë bimore që ndihmon në mbështetjen e elasticitetit dhe barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula plotësohet me një kompleks prej 3 formash të Acidit Hialuronik: Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid dhe Sodium Hyaluronate, të cilat ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë, duke e bërë atë më të plotë dhe më të lëmuar. Beta-Glucan dhe Glycerin në hidratimin dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës, ndërsa Malachite Extract ofron mbështetje antioksiduese dhe i jep produktit ngjyrën karakteristike blu. Falë spërkatjes shumë të imët, misti përhapet në mënyrë të njëtrajtshme dhe përthithet lehtësisht, pa lënë ndjesi ngjitëse. Mund të përdoret si hap hidratues në rutinën e kujdesit të lëkurës, para makeup-it ose gjatë ditës për të rifreskuar fytyrën, edhe mbi makeup. Ideal për: Të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e dehidratuar, të thatë dhe që kërkon hidratim të menjëhershëm, freskim, elasticitet dhe një pamje më të freskët e rrezatuese.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*100ml
*Në fillim tundeni produktin
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit "magjik"
Ujë deti i thellë, PDRN bimor (Sodium DNA), acid hialuronik, acid hialuronik i hidrolizuar, hialuronat natriumi, beta-glukan, glicerinë, ekstrakt malakiti
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sea Water, Tripropylene Glycol, Glycereth-26, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Xylitol, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Glycerin, Hydroxyacetophenone, Gellan Gum, Glycereth-25 PCA Isostearate, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Disodium EDTA, Methyl Diisopropyl Propionamide, Beta-Glucan, Malachite Extract, Arginine, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium DNA
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









