SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Cream
SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Cream
SUR.MEDIC™ Super Peptide 100 Triple Collagen Lifting Cream është një krem lifting dhe anti-age i krijuar për të përmirësuar pamjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës. Formula kombinon kolagjen të hidrolizuar, kompleks me peptide, Adenosine, Ceramide 3, Panthenol dhe Beta-Glucan, duke ndihmuar në hidratimin intensiv dhe në forcimin e barrierës së lëkurës, ndërsa kompleksi i peptideve dhe kolagjeni synojnë të përmirësojnë pamjen e lëkurës së humbur në elasticitet. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur ose me humbje të elasticitetit, vija të holla dhe shenja të para të moshës, duke e lënë lëkurën më të ushqyer, më të lëmuar dhe me një pamje sa më rinore.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, Adenosine, Ceramide 3, Panthenol, Beta-Glucan,
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
SOME BY MI Retinol Bakuchiol Bubble Toner
SOME BY MI Retinol Bakuchiol Bubble Toner
SOME BY MI Retinol Bakuchiol Bubble Toner është një toner në trajtë shkume i formuluar për të përmirësuar teksturën e lëkurës, për të reduktuar poret e zgjeruara, për të zbehur njollat kafe dhe shenjat post-akne, si dhe për të minimizuar rrudhat, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, më të unifikuar dhe dukshëm më rinore. Formula e tij kombinon Retinol, Retinal dhe Bakuchiol: tre përbërës që bashkëveprojnë për të nxitur rigjenerimin e qelizave, për të zbehur shenjat post-akne dhe për të reduktuar shenjat e para të moshës, pa shkaktuar irritim të tepërt. Për ta mbrojtur lëkurën gjatë këtij procesi, toneri është i pasur me Sodium Hyaluronate dhe Beta-Glucan, të cilat ofrojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë. Ndërkohë, niacinamidet ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe në përforcimin e barrierës mbrojtëse. Formula përmban gjithashtu ekstrakte bimore qetësuese si Centella Asiatica, ekstrakti i thekrës dhe i artiçokës, të cilat reduktojnë skuqjen dhe ndjesinë e irritimit. Por nuk mbaron me kaq! Ajo që e bën këtë toner unik është tekstura e tij me efekt “bubble”: sapo aplikohet në lëkurë, ai shndërrohet në një shkumë të lehtë mikrobullëzash, e cila përthithet gradualisht dhe ndihmon në përthithjen më efektive të përbërësve aktivë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për ato që dua të adresojnë shenjat e para të moshës, post-akne dhe hiperpigmentimin.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në vetëm në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinol, Retinal, Bakuchiol, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Niacinamide, Centella Asiatica, ekstrakt i thekrës, ekstrakt i artiçokës,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, C12-14 Alketh-12, Methylpropanediol, Sucrose Laurate, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Sodium Acrylic Acid/Ma Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Potentilla Anserina Extract, Citric Acid, Adenosine, Polyquaternium-51, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Disodium Edta, Beta-Glucan, Camellia Sinensis Leaf Water, Xanthan Gum, Fragrance, Bakuchiol, Caprylyl Glycol, Retinol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Arginine, Trehalose, Retinal, Sucrose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract
Marka
SUR.MEDIC™ Azulene Soothing Mousse Toner
SUR.MEDIC™ Azulene Soothing Mousse Toner
SUR.MEDIC™ Azulene Soothing Mousse Toner, përmban kapsula blu të përqendruara me 10 peptide & Azulen dhe Ceramide, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës për një lëkurë sa më të shëndetshme. Nga ana tjetër, formulimi me 5 përbërës kryesorë Cica (Centella Asiatica, Madecassoside, Asiaticoside, Acid Asiatic, Madecassic Acid) të kombinuara me ekstraktin e Artemisias ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ndërsa, kombinimi me panthenol dhe kalaminar mundësojnë hidratim dhe ruajtje të lagështisë natyrale të lëkurës, pa dëmtuar aspak barrierën mbrojtëse delikate të saj. Kosistenca e këtij toneri vjen e veçantë, pasi në momentin e aplikimit kthehet në trajtë shkume duke u përthithur thellë në lëkurë për t'i dhënë një shkëlqim dhe hidratim intensiv. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*110ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10 peptide & Azulene, dhe kapsula Ceramide, 5 përbërës kryesorë Cica (Centella Asiatica, Madecassoside, Asiaticoside, Acid Asiatic, Madecassic Acid), ekstrakt Artemisia
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Adenosine, Guaiazulene(10ppm). Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Madecassoside, Camellia Sinensis Seed Oil, Betula Platyphylla Japonica Juice, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Japonica seed Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Fruit Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Calendula Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Artemisia Capillaris Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Ceramide 3, Butyrospermum Parkii (Shea Butter). Persea Gratissima (Avocado) Oil, Allantoin, Calamine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Panthenol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Cupressus Sempervirens Oil, Torreya Nucifera Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Polysorbate 20, Glycereth-25 PCA Isostearate. Tromethamine, Cocamidopropyl Betaine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Sodium Chloride, Maltodextrin, Sodium Hyaluronate. Caprylic/Capric Triglyceride.
Marka
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream
SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream
Kremi SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream nga marka më e pëlqyer SKINFOOD është një formulë e avancuar për kujdesin e lëkurës, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin, njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe zbehjen e shenjave të moshës apo ato të mbetura pas akneve. Ky krem është i pasuruar me ekstrakt qershie të zezë, një përbërës me fuqi të lartë antioksiduese që ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ndërsa, retinoli i pranishëm në formulim, zbeh dukshëm vijat e holla dhe rrudhat, duke përmirësuar strukturën e lëkurës për një pamje sa më të freskët dhe të tonifikuar. Për më tepër, kremi përmban Glutathione, një përbërës i cili ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe krijon një tonalitet të njëtrajtshëm e të shëndetshëm të lëkurës. Nga ana tjetër, për një efekt qetësues të menjëhershëm dhe për minimizimin e irritimeve, është shtuar edhe azuleni, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore i cili ndihmon në zbutjen e skuqjes dhe acarimeve të lëkurës. Tekstura e kremit është e butë dhe përthithet shpejt nga lëkura, duke u bërë i përshtashëm për çdo tipologji.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*70ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar një sasi të vogël, dhe të niset përdorimi 3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël, dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përdoreni në mbrëmje 1 natë po, 1 natë jo, në sasinë 0.1ml për çdo zonë/ sa një kokërr orizi.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike derisa të jetë përthithur tërësisht.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt qershie të zezë, retinol, Glutathione, azulen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Polyglyceryl-6 Stearate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Cetearyl Alcohol, Triethylhexanoin, Synthetic Beeswax, Glyceryl Stearate, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Dimethyl Isosorbide, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-6 Behenate, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract(2,500 ppm), Ethylhexylglycerin, Hydroxypinacolone Retinoate, Adenosine, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Calendula Officinalis Flower Extract, Bakuchiol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Glutathione, Retinol(0.01 ppm), Sodium Guaiazulene Sulfonate, Disodium EDTA
Marka
MISSHA Chogongjin Sulbon Niacinamide Eye Mask
MISSHA Chogongjin Sulbon Niacinamide Eye Mask
MISSHA Chogongjin Sulbon Niacinamide Eye Mask janë patches për zonën delikate të syve, të krijuara për të ofruar hidratim intensiv dhe për të përmirësuar pamjen e zonës së lodhur dhe rrathëve të zinj poshtë syve. Formula e tyre me Niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes së njollave dhe hiperpigmentimit, ndërsa përbërësit hidratues ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe e lënë zonën e syve më të butë dhe më të lëmuar. Të pasuruara me përbërës të linjës Chogongjin Sulbon, këto patches kombinojnë kujdesin hidratues me atë ndriçues, duke ndihmuar në rikthimin e një pamjeje më të freskët dhe të ndritshme të zonës së syve. Tekstura e tyre ngjitet lehtësisht në lëkurë dhe krijon një ndjesi freskie gjatë përdorimit, ndërsa ndihmon në lëmimin e pamjes së vijave të holla dhe shenjave të lodhjes. Janë veçanërisht të përshtatshme për zonën e syve që duket e thatë, e lodhur ose me ton të pabarabartë.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*6 çifte
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Butylene Glycol, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-3-Methylglucose Distearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ammonium Acryloyl Dimethyl Taurate/VP Copolymer, Hydrogenated Ethylhexyl Oliveate, Cetearyl Glucoside, Sodium Polyacryloyl Dimethyl Taurate, Ethylhexylglycerin, Betaine, Adenosine, Disodium EDTA, Fragrance, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Dipotassium Glycyrrhizate, Persimmon Extract, Methyl Diisopropylpropionamide, Tocopherol, Glutathione, Lotus Flower Extract, Prunus Cerulata Flower Extract, Lilium Candidum Extract, Tetramethylacetyl Octahydronaphthalene.
Marka
Shfaq 23/23

