

Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum
Aknet shfaqen në mosha të ndyrshme dhe shpesh njerëzit ankohen se nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje përfundimare. Nëse keni akne cistike, skuqje, irritim duhet patjetër t’i jepni një shans serumit: Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum! Ky serum përmban 10% acid azalaik, i cili është zgjidhja e duhur për problematikat e sipërpërmendura. Fillimisht acidi azelaik është përdorur për të trajtuar aknet, e më pas hiperpigmentimin të lënë pas tyre. Por është vërtetuar shkencërisht që ky përbërës lufton çdo lloj bakteri që shkakton akne. Ky produkt ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, zbeh shenjat e mbetura post akne dhe njollat kafe (hiperpigmentimin), trajton gjendjen rosacea dhe ofron shkëlqim të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i tij me ekstrakt të gjethes aloe vera dhe rozmarinës bëjnë të mundur qetësimin ndaj çdo irritimi që mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm, si: radikalet e lira, pluhuri etj. Gjithashtu ky serum ka në formulimin e tij 2 agjentë mjaft të fuqishëm hidratues, si: acidi hialuronik dhe panthenoli, të cilët ofrojnë 100% hidratim të thellë. Ndërsa formulimi me niacinamide ndihmon në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt dhe tkurrjen e poreve. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acid azelaik, niacinamide, panthenol, acid hialuronik.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propylene Glycol, Azelaic Acid (10%), Polysorbate 20, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Leontopodium Alpinum Extract.
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.


ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse hiperpigmentimi dhe shenjat e akneve janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh, atëherë ANUA Niacinamide 10% + TXA 4% Dark Spot Correcting Serum është zgjedhja ideale për ju. Ky serum i avancuar është formuluar me 10% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, e cila ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet janë të njohura si edhe për aftësinë e tyre në tkurrjen e poreve, trajtimin e hiperpigmentimit post-akne dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit, duke krijuar një shtresë lipidike që ruan lagështinë e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj. Por, nuk mbaron me kaq! Serumi gjithashtu përmban 4% TXA dhe 2% arbutin, një kombinim i fuqishëm për trajtimin e akneve të inflamuara dhe cicatriceve. Gjithashtu, kjo trini e fuqishme përbërësish redukton mbiprodhimin e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat e moshës, si dhe ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, i cili shpesh shkakton pika të bardha apo dhjamore në lëkurë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, duke siguruar një trajtim të plotë dhe efektiv për një lëkurë më të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niainamide 10%, TXA 4%, 2% arbutin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Tranexamic Acid, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Arbutin, Sodium Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Betaine Salicylate, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Gellan Gum, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Dextrin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Xanthan Gum
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum është "bestselleri" më i kërkuar nga linja DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Line e markës TORRIDEN, që tani më në fund vjen tek ju. Ky serum i lehtë por i fuqishëm, i mbushur me kompleksin unik 5D të acidit hialuronik, përthithet shpejt për të hidratuar menjëherë lëkurën. Përbërësit shtesë si panthenoli, allantoini dhe madecassoside qetësojnë në mënyrë efektive lëkurën, duke e bërë atë të duket më e freskët dhe e rigjeneruar. Formuluar me pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ky serum depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse dhe mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Ekstrakti i malakitit, i cili i jep serumit një ngjyrë natyrale blu pastel, ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Ky serum është një domosdoshmëri për ata që kërkojnë një kujdes të përparuar dhe efektiv për lëkurën, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme hidratimi dhe qetësimi çdo ditë. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë balancuar yndyrën-lagështinë në lëkurë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks 5-D, ekstrakt malakit, panthenol, allantoinë, madecassoside
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (500ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Allantoin, Trehalose, Betaine, Propanediol, Portulaca Oleracea Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Ceramide NP, Beta-Glucan, Malachite Extract, Cholesterol, Pentylene Glycol Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Tromethamine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum, përmban 12% e Vita C Acerola-plex dhe 10% derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi. Gjithashtu, ky serum përmban 5 ekstrakte agrumesh: Limon, Lime, Portokall, Mandarinë dhe grapefruit (Citrus × paradis) për të ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur në kontroll shenjat e moshës! Nga ana tjetër formulimi me vitaminë E e këtij serumi, ofron rritje të elasticitetit dhe një lëkurë plot vitalitet. Ndërsa formulimi me niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave, ndërsa 3 lloje të acidit hialuronik & panthenolit mundësojnë hidratim të thellë të lëkurës! Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura.
*32gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, niacinamide, acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Sodium Ascorbyl Phosphate(100,000ppm), Isopentyldiol, Butylene Glycol, 1.2hexanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Morinda Citrifolia Extract, Apium Graveolens (Celery) Stem Extract, Brassica Oleracea Acephala Leaf Extract, Cichorium Intybus (Chicory) Leaf Extract, Citric Acid, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Panthenol, Sodium Metabisulfite, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid(100ppm), Ferulic Acid, Caprylyl Glycol, Dextrin, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-4 Caprate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Coptis Japonica Root Extract, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Pistacia Vera Seed Oil, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum është një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, pasi përmban 1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate dhe 0.6% bakuchiol. Ky kombinim ofron përfitime të fuqishme në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave, dhe trajtimin e hiperpigmentimit. Përmbajtja me retinyl palmitate dhe bakuchiol sjellin një kombinim të butë qetësues dhe stabilizues, duke lejuar retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, retinoli nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke premtuar një lëkurë më të lëmuar. Formulimi i këtij serumi përmban gjtihashtu 5 lloje të peptideve që kombinohen me ceramide, duke mundësuar hidratim të thellë dhe duke parandaluar tharjen e lëkurës pas përdorimit të retinolit, i cili shpesh ka si efekt anësor tharjen e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Përmbajtja me kompleksin TECA e cila përfitohet nga Centella Asiatica dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet kryesisht shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*20ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate, 0.6% bakuchiol, 5 lloje të peptideve, ceramide, kompleks TECA
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
8,000.00 ALL
Çmimi për njesi perCENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
8,000.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse dëshironi një përmirësim të vërtetë 360°, ju prezantojmë serumin revolucionar CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum, i cili transformon lëkurën brenda një jave! Me një formulë të avancuar dhe inovative, ky serum vepron në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, reduktuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin. Me vetëm një aplikim, formula e tij depërton deri në dhjetë shtresa të lëkurës dhe përmban përbërësin më të përfolur PDRN (sp*rmën e salmonit). Një përbërës i vlerësuar për aftësitë e saj rigjeneruese dhe efektin e fuqishëm anti-rrudhë. Në kombinim me kolagjenin, PDRN fuqizon sintezën e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur dukshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imëta. Por nuk mbaron me kaq! Përveç efektit të tij të menjëhershëm, ky serum krijon një barrierë të fuqishme mbrojtëse, e cila siguron elasticitet dhe hidratim të qëndrueshëm për 24 orë. Formula e tij inovative ndihmon gjithashtu në riparimin e barrierës së dëmtuar të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. I krijuar për të synuar gjashtë zonat kyçe të fytyrës që preken më shumë nga shenjat e moshës si: balli, zona rreth syve, faqet, konturin e buzëve, rrudhat nasolabiale dhe zonën poshtë mjekrës, ky serum ofron një efekt lifting të fuqishëm, duke ndihmuar në forcimin dhe ngritjen e kontureve të fytyrës. Me përdorimin e këtij serumi, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDNR, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
WATER,GLYCERIN,PROPANEDIOL,BIS-PEG-18 METHYL ETHER DIMETHYL SILANE,METHYLPROPANEDIOL,DIPROPYLENE GLYCOL,GLYCERETH-26,BUTYLENE GLYCOL,NIACINAMIDE,METHYL GLUCETH-20,1,2-HEXANEDIOL, RAFFINOSE, CYCLOHEXASILOXANE, PENTYLENE GLYCOL,TREHALOSE,DIMETHICONE/VINYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER, SODIUM DNA, LACTOBACILLUS FERMENT,ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT, CERAMIDE NP, TROMETHAMINE,GLYCERYL POLYMETHACRYLATE,DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT,ETHYLHEXYLGLYCERIN,GLYCOSYL TREHALOSE,SODIUM POLYACRYLATE,PVM/MA COPOLYMER, HYDROGENATED LECITHIN, HYDROLYZED COLLAGEN, HYDROGENATED STARCH HYDROLYSATE, XANTHAN GUM, ADENOSINE, THEOBROMA CACAO (COCOA) SEED EXTRACT, DEXTRIN, HYDROLYZED ELASTIN,SUCROSE DISTEARATE,LECITHIN, CARBOMER,POLYQUATERNIUM-51,POLYSORBATE 20,GLYCERYL STEARATE,BHT,CYANOCOBALAMIN,BIOSACCHARIDE GUM-1, TOCOPHEROL,PALMITOYL PENTAPEPTIDE-4,PANAX GINSENG ROOT EXTRACT, CARNOSINE,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER OIL, PANAX GINSENG VESICLES,RETINOL
Marka