NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Cleansing Water

3,000.00 ALL 2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

Pastrues fytyre "micellar" pa shpëlarje

NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Cleansing Water është versioni i ri dhe i përmirësuar i NEOGEN DERMALOGY Real Cica Micellar Cleansing Water. Ky ujë pastrues është i formuluar me teknologjinë më inovative të larësve për fytyrën, "micellar", duke vepruar si një magnet i vërtetë në largimin e të gjitha papastërtive, filtrave të SPF-së, si dhe mbetjeve nga makeup-i. Veçantia e këtij larësi qëndron në faktin se pas larjes së fytyrës krijon një barrierë mbrojtëse lagështie, për të mos e ndjerë këtë të fundit aspak të thatë ose të dehidratuar falë përmbajtjes me panthenol dhe 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Nga ana tjetër formulimi me CICA, 5 komponentë të bimës centella asiatica, si: ekstrakt Centella Asiatica, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, ekstrakt të pemës së çajit dhe azulene, do të ofrojnë qetësim të lëkurës dhe minimizim të skuqjes së saj. Përpos largimit të papastërtive, ky larës largon edhe qelizat e vdekura të lëkurës falë formulimit me acidet e buta eksfoliuese PHA dhe LHA, për të pasur një lëkurë sa më të pastër dhe të shëndetshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive. Ky produkt gjithashtu është jokomodogjenik.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.

*400ml

Shpërndani