NEOGEN DERMALOGY V.Biome Soothing Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Soothing Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Soothing Cream është i formuluar me 5% V.Biome Liposome™ (përbërës i patentuar), i cili konsiston në formulimin me vitaminë C, e prodhuar nga fabrika e pare botërisht e prodhimit të vitaminës C, ekstrakt të luleve mallow, dhe probiotikë të cilët ofrojnë veti antioksiduese dhe hidratues për lëkurën. Nga ana tjetër, ky krem përmban 8 lloje të ndryshme peptidesh, të cilat mbajnë në kontroll shenjat e moshës, dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja, duke i dhuruar lëkurës elasticitet dhe efektin "firming". Teknologjia ekskluzive e NEOGEN të kapsulave nano të 19 llojeve të ndryshme multivitaminash, si: 3% panthenol, 2% niacinamide, etj,. dhe 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, bëjnë të mundur hidratimin e thellë të lëkurës deri në 10 shtresa, përmirësimin dhe njëtrajtësimin e tonit të saj, duke luftuar kështu edhe hiperpigmentimin në të. Një tjetër veçanti e këtij kremi është aplikatori i tij në formë globi që sugjerohet të aplikohet kremi me të, sidomos në zonën rreth syve ose kudo që nevojitet për të nxitur qarkullimin e gjakut në lëkurë. Konsistenca e tij vjen në formën e një kremi xhel, por shumë i plotë, duke ofruar përveçse hidratim edhe një shkëlqim natyral në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive dhe me hiperpigmentim. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon sulfate, fragrancë artificiale etj.
*60ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% V.Biome Liposome™, 8 lloje të ndryshme peptidesh, 19 lloje të ndryshme multivitaminash
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Panthenol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Coco-Caprylate/Caprate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Anthemis Nobilis Flower Oil, Adenosine, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Collagen Extract, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Maltodextrin, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Butylene Glycol, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Glucose, Sodium Starch Octenylsuccinate, Sodium Hyaluronate, Calcium Pantothenate, Chondrus Crispus Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Gardenia Florida Fruit Extract, Sodium Polyphosphate, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-10 Laurate, Pyridoxine HCl, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Ascorbate, Menadione, Tricalcium Phosphate, Silica, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Biotin, Potassium Hyaluronate, Pyridoxine, Folic Acid, Tocopherol, Riboflavin, Thiamine HCl, Linoleic Acid, Beta-Carotene
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Advanced Eye Cream është një krem për zonën rreth syve i cili premton rritje intensive të elasticitet të lëkurës falë formulimit me 10% V.Biome Liposome™️, (përbërës i patentuar nga NEOGEN), 10 lloje të ndryshme peptidesh dhe 5 përbërësve të tjerë të patentuar të cilët rrisin qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e tij! Duke qenë se kolagjeni me kalimin e viteve fillon dhe reduktohet, shenjat e para të moshës fatkeqësisht fillojnë dhe vërehen lehtësisht në zonën rreth syve. Pikërisht peptidet arrijnë të plotësojnë proteinën e munguar në lëkurë, duke mbushur në këtë mënyrë të gjitha boshëllëqet që krijon kolagjeni. Nga ana tjetër formulimi me 10,000 ppm Argireline, përbërës ky i patentave Amerikane, Spanjolle dhe Europiane (ES2160485B1, US7473679B2, EP1180524B1), ndalon komunikimin e nervave dhe muskujve gjatë lëvizjes së mimikës. Nëse ende nuk ju bind ky krem, në formulimin e tij janë edhe 4 përbërës të tjerë të patentuar, si: Syn-Coll, Effipulp, Aquaxyl dhe Collageneer, që kontribuojnë gjithashtu në rritje të elasticitetit dhe minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave jo vetëm në zonën rreth syve, por edhe te ato të mimikës. Konsistenca e kremit vjen në trajtë xheli, duke bërë të mundur që zonën rreth syve t'a ndjeni gjithmonë të hidratuar dhe shumë të butë! I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurave madje edhe për atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është e hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*35ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale apo ato në qafë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
V.Biome Liposome™, 10 lloje të ndryshme të peptideve, vitaminë C, 10,000 ppm Argireline, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Carbonate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol,Cetearyl Alcohol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, SorbitanStearate, Panthenol, Cetearyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, XanthanGum, Anthemis Nobilis Flower Oil, Hydrogenated Polydecene, Allantoin, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid,Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Trideceth-10, Glucose, Collagen Extract, Caprylyl Glycol, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil,Ceramide NP(Ceramide 3), Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Squalane, Cyanocobalamin, Acetyl Hexapeptide-8, Riboflavin,Thiamine HCl, Biotin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Maltodextrin, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract,Xylitylglucoside, Cetyl Ethylhexanoate, Anhydroxylitol, Sodium Starch Octenylsuccinate, Calcium Pantothenate, Xylitol, Lactobacillus Ferment Lysate, SodiumAscorbyl Phosphate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Lupinus Albus Seed Extract, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl, HydroxydecylUbiquinone, Lecithin, Sodium Hyaluronate, Polysorbate 20, Menadione, Palmitoyl Tripeptide-5, Silica, Tocopherol, Pentylene Glycol,Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, SodiumHyaluronate Crosspolymer, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-2, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4,Hexapeptide-9, Nonapeptide-1
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Infusion Serum
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Infusion Serum
NEOGEN DERMALOGY V.Biome Infusion Serum është i formuluar me një kokteil vitaminash, që do t'ju dhurojë një pamje më rinore në lëkurë. Përmban 5% V-Biome Liposome™ (përbërës i patentuar nga NEOGEN) i cili ka veti të fuqishme antioksiduese kundër plakjes së lëkurës dhe mbi 10% vitamina të ndryshme për të siguruar elasticitet dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Një nga përbërësit e tjerë kryesor që ky serum përmban është acidi ferulik i cili mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm, të cilët janë shkaku kryesor i plakjes së lëkurës. Ndërsa vitamina C falë vetive të saj antioksiduese që ka, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit. Bashkëpunimi i acidit ferulik me vitaminën C nxit aftësinë natyrale të lëkurës për t'u rigjeneruar, dhe vetë-shëruar. Nga ana tjetër përmbajtja me 5% niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe sepse redukton përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës, dhe gjithashtu dobëson inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme, që janë shkaktare të formimit të akneve, duke i trajtuar këto të fundit. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në rritjen e sintezës së kolagjenit në lëkurë. Ky serum përmban Sweetone, një përbërës ky i cili qetëson lëkurën e irrituar trajtuar eritemën duke e bërë lëkurën të njëtrajtshme. Lëkura juaj do të jetë plot e shëndetshme, dhe do të ndiheni sikur keni marrë një trajtim specifik. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive dhe me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
V-Biome Liposome™, acidi ferulik, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Tocopheryl Acetate, Caprylic/Capric Triglyceride, MalvaSylvestris (Mallow) Flower Extract, Cetearyl Olivate, Glycereth-26, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Arginine, Ethylhexylglycerin, Betaine,Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Anthemis Nobilis Flower Oil, Adenosine, Carbomer, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Disodium EDTA, LactococcusFerment Lysate, Ascorbic Acid, Ferulic Acid, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Collagen Extract, Xanthan Gum, Maltodextrin, Riboflavin,Thiamine HCl, Biotin, Tranexamic Acid, Squalane, Butylene Glycol, Lepidium Meyenii Root Extract, Caprylyl Glycol, Saccharide Hydrolysate, Cyanocobalamin,Sodium Starch Octenylsuccinate, Calcium Pantothenate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Lactobacillus Ferment Lysate, Sodium Ascorbyl Phosphate,Polyglyceryl-10 Diisostearate, Glucose, Sodium Hyaluronate, Pyridoxine HCl, Hydroxydecyl Ubiquinone, Chondrus Crispus Extract, Menadione, Resveratrol,Vitis Vinifera (Grape) Juice Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Silica, Malpighia Emarginata (Acerola) Fruit Extract, Citrus Unshiu Peel Extract,Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, CitrusAurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium AcetylatedHyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Dextrin, Calcium Carbonate,Hydroxypropyl Methylcellulose
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

