NARD Vita Bomb All-In-One Lotion

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

NARD Vita Bomb All-In-One Lotion është një locion trupi inovativ dhe i pasur që ofron një përvojë të veçantë për lëkurën. Ky locion i sofistikuar është i pasur me një aromë freskuese limoni dhe mente dhe kombinohet perfekt në një formulë që ofron pesë përfitime kryesore. Ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e lënë lëkurën tuaj të tonifikuar, pa njolla dhe të lëmuar, falë 14 llojeve të vitaminave, përfshirë niacinamiden dhe adenozinën. Nga ana tjetër formulimi me panthenol, si dhe 3 lloje të ndryshme keramidesh dhe 5 lloje të acidit hialuronik ofron hidratim të thellë dhe ushqen lëkurën. Ndërsa, shtimi i ekstraktit të Melaleuca Alternifolia (Pema e Çajit) dhe Centella Asiatica në formulë do të qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të nxehtë, ndërsa PHA kujdeset për mbetjet dhe lëkurën e vdekur, duke siguruar një pastrim të thellë dhe një lëkurë të shëndetshme. Ky locion është një zgjidhje e përkryer për ata që kërkojnë një trajtim të plotë dhe efektiv, duke ofruar një përfitim të jashtëzakonshëm me çdo përdorim.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

*210ml

Shpërndani