-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Repairing Perfumed Treatment Baby Powder
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Repairing Perfumed Treatment Baby Powder është formuluar posaçërisht për t’u aplikuar vetëm në gjatësinë e flokëve, duke ofruar një kujdes të thellë, zbutës dhe mbrojtës për fijet që shpesh janë më të dëmtuara dhe të ekspozuara ndaj thatësisë. I pasur me një kombinim vajrash me veti rigjeneruese dhe zbutëse, ky trajtues ushqen flokët pa i rënduar, duke i lënë të butë dhe të lehtë në krehje. Vaji i jojobës ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale të flokëve dhe përforcon barrierën mbrojtëse të fijeve, duke parandaluar thyerjen dhe ndarjen e majave. Vaji i avokados, i njohur për përthithjen e shpejtë dhe vetitë ushqyese, vepron në thellësi për të rikthyer butësinë dhe elasticitetin e flokëve. Vaji i ullirit, i pasur me antioksidantë, ndihmon në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet e shkaktuara nga nxehtësia dhe faktorët e jashtëm, duke përmirësuar strukturën dhe forcën e tyre. Vaji i farave të lulediellit, i mbushur me vitaminë E, ka efekt zbutës dhe ndihmon në rikthimin e shkëlqimit natyral, ndërsa vaji i kokosit ofron hidratim të qëndrueshëm dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë gjatë gjithë ditës. Me një teksturë të lehtë dhe të këndshme, ky trajtues përthithet shpejt pa lënë ndjesi yndyre, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm në gjatësinë e flokëve. Pas çdo përdorimi, flokët ndihen të hidratuar, të zbutur dhe të mbështjellë me një aromë të pastër dhe delikate “baby powder”, që fal një ndjesi të pastërtisë dhe freskisë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, vajra artificial dhe natyral.
*1000ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Vaj jojoba, vaj avokado, vaj ulliri, vaj farash luledielli, vaj kokosi
Lista e plotë e përbërësve
Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Nardostachys Jata-mansi Rhizome/Root Extract, Sodium Hyaluronate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extrach, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani

NARD Repairing Perfumed Treatment Baby Powder
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE