-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Repairing Perfumed Body Wash Baby Powder
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Repairing Perfumed Body Wash Baby Powder është një larës trupi i formuluar posaçërisht për pastrim të butë dhe efektiv, i përshtatshëm për çdo tip lëkure, përfshirë edhe atë më sensitive. Formula e tij është e pasur me një përzierje të balancuar vajrash natyralë me veti ushqyese dhe qetësuese: vaji i jojobës ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të yndyrës së lëkurës dhe mbron barrierën e saj mbrojtëse; vaji i avokados përthithet lehtë dhe furnizon lëkurën me lagështi të thellë; ndërsa vaji i ullirit ofron mbrojtje antioksiduese dhe zbutje të menjëhershme. Në formulë përfshihet gjithashtu vaji i farave të lulediellit, i pasur me vitaminë E, që ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, dhe vaji i kokosit, i cili pastron në mënyrë të butë pa e tharë lëkurën. Tekstura e tij kremoze e bën përdorimin të këndshëm dhe relaksues, ndërsa në fund lë një aromë të lehtë dhe të pastër “baby powder”, që sjell ndjesinë e freskisë dhe pastërtisë klasike. Ideal për përdorim të përditshëm, ky larës trupi ofron një përkujdesje të plotë, natyrale dhe të sigurt për lëkurën.
Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me:NARD Repairing Perfumed Body Lotion Baby Powder!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, vajra artificial dhe natyral.
*1000ml
Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.
Përbërësit "magjik"
Vaj jojoba, vaj avokado, vaj ulliri, vaj farash luledielli, vaj kokosi
Lista e plotë e përbërësve
Coco-glucoside, Simmondsia Chinensis (jojoba), Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Pan-thenol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oi1, Felianthus, Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera, (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oi, Butyzospermam Perki (Shea) Butter. Nardostochys, Jeromansi Rhizome/Root Extract Sodium Hyelaronate, Selaginella Lepidophyla Extract
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani

NARD Repairing Perfumed Body Wash Baby Powder
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE