NARD Repairing Perfumed Body Lotion Baby Powder

2,500.00 ALL 1,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.

Përshkrimi

NARD Repairing Perfumed Body Lotion Baby Powder është një locion trupi i formuluar posaçërisht për të hidratuar, ushqyer dhe zbutur lëkurën në mënyrë të sigurt dhe efektive, i përshtatshëm për çdo tip lëkure, përfshirë edhe atë më sensitive. Formula e tij e pasur përmban një kombinim të balancuar vajrash natyralë me veti rigjeneruese dhe qetësuese: vaji i jojobës ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale dhe përforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës; vaji i avokados depërton lehtë në lëkurë duke e ushqyer në thellësi dhe duke e lënë të butë dhe të freskët; vaji i ullirit ofron mbrojtje antioksiduese dhe ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Vaji i farave të lulediellit, i pasur me vitaminë E, ka efekt zbutës dhe qetësues, ndërsa vaji i kokosit ndihmon në mbajtjen e lëkurës së hidratuar dhe të butë gjatë gjithë ditës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi yndyre, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Pas çdo aplikimi, lëkura ndjehet e ushqyer, e relaksuar dhe e mbështjellë me një aromë të lehtë dhe të pastër “baby powder”, që ofron një ndjesi të këndshme freskie dhe pastërtie.

Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me:NARD Repairing Perfumed Body Wash Baby Powder!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, vajra artificial dhe natyral.

*1000ml

Përdorimi

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit

Vaj jojoba, vaj avokado, vaj ulliri, vaj farash luledielli, vaj kokosi

Lista e plotë e përbërësve

Coco-glucoside, Simmondsia Chinensis (jojoba), Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Pan-thenol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oi1, Felianthus, Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera, (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oi, Butyzospermam Perki (Shea) Butter. Nardostochys, Jeromansi Rhizome/Root Extract Sodium Hyelaronate, Selaginella Lepidophyla Extract

Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

Reviews

Shpërndani

2,500.00 ALL 1,300.00 ALL