-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Moringa Oil Moisture Body Wash
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Reviews
NARD Moringa Oil Moisture Body Wash është formula ideale për pastrim të butë dhe hidratim të thellë të lëkurës. Kjo shampoo trupi përmban vaj moringe, i cili njihet për fuqinë e tij antioksiduese dhe pastruese, duke ndihmuar në largimin e papastërtive dhe rikthimin e shkëlqimit të lëkurës. Vaj jojoba ndihmon për të ruajtur lagështinë natyrale të lëkurës, duke e bërë atë të butë dhe të freskët pa e bllokuar apo tharë. Vaj avokado, i pasur me acide yndyrore dhe vitamina, depërton thellë në lëkurë për ta ushqyer dhe rigjeneruar, duke parandaluar ndjesinë e thatësisë. Nga ana tjetër, ekstraktet e rozmarinës dhe mentës ofrojnë freski të menjëhershme dhe mbrojtje kundër faktorëve të jashtë. Ekstrakti i mollës ndihmon në përmirësimin e tonit dhe dukshmërisë së lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të shëndetshme dhe të ndritshme. Ndërsa, vaji i ullirit dhe lulediellit ndimojnë në mbajtjen e hidratimit, duke krijuar një shtresë mbrojtëse natyrale që mbron lëkurën gjatë gjithë ditës. Me një aromë të freskët e të këndshme, me nota limoni dhe eukalipti, kjo shampo e bën momentin e pastrimit një eksperiencë relaksuese dhe të freskët për trupin dhe mendjen.
*1500ml
Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.
Përbërësit "magjik"
Vaj moringe, vaj jojoba, vaj avokado, ekstrakt rozmarine, ekstrakt mente, ekstrakt molle, vaj ulliri, vaj luledielli, ekstrakt limoni, ekstrakt eukalipti
Lista e plotë e përbërësve
Moringa Oleifera Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Simmondsia Chinensis (jojobe) Seed Oil Rosmarinas Officinalis (Rosemary) Leof Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol.Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Nardostachys Jatamansi Rhizomel-Root Extract. Centella Asiatica Extract
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE