-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Moringa Oil Moisture Body Lotion
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Moringa Oil Moisture Body Lotion, është një locion trupi i formuluar për të ushqyer, mbrojtur dhe rifreskuar lëkurën çdo ditë. I pasur me vaj moringe, një super-përbërës i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe pastruese, ky krem ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës dhe rivendosjen e shkëlqimit natyral. Vaji i jojobës vepron si një hidratues natyral që përshtatet me sebumin e lëkurës, duke ofruar butësi pa e rënduar apo bllokuar poret. Vaji i avokados, i pasur me acide yndyrore omega dhe vitamina të rëndësishme, depërton thellë për të rigjeneruar dhe zbutur edhe lëkurat më të thata. Ndërkohë, ekstrakti i rozmarinës dhe mentës sjellin freski dhe mbrojtje kundër radikalëve të lirë, ndërsa ekstrakti i mollës përmirëson tonin e lëkurës duke i dhënë asaj një pamje më të ndritshme dhe të shëndetshme. Vaji i ullirit dhe ai i lulediellit mbajnë lagështinë në lëkurë, duke krijuar një barrierë natyrale mbrojtëse gjatë gjithë ditës. Me aromën e tij të freskët me nota të limonit dhe eukaliptit, ky krem trupi orfon një përvojë relaksuese dhe rigjallëruese për trupin dhe mendjen. Zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një hidratim të thellë, një ndjesi të lehtë në lëkurë dhe një aromë që mbetet.
*1500ml
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
* Formulimi i tij është me përbërës natyralë, prandaj ky produkt mund të ndryshojë aromën dhe ngjyrën kur ekspozohet në mënyrë direkte në rrezet e diellit dhe temperaturat e larta. Mbajeni në një vend të freskët!
Përbërësit "magjik"
Vaj moringe, vaj jojoba, vaj avokado, ekstrakt rozmarine, ekstrakt mente, ekstrakt molle, vaj ulliri, vaj luledielli, ekstrakt limoni, ekstrakt eukalipti
Lista e plotë e përbërësve
Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract Moringa Oleifera Seed Oil, Simmondsia Chinensis (pjoba) Soed O1 Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Frit Extract, Ferses Gratissima (Avocado) Ol Panthenal Olea Eunopaea (Olive) Fruit Oll Mentha Piperita (Fp-permint) Leaf Extrect Melissa Officánalis Leal Extract, Melaleuce Alvermifolia (Tea Tree) Extrac, Ho-lianthus Annarus (Sunflower) Seed Ol Ecalypcus Globulus L.eal Esxtract Gierus Liman (Leman)
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE