-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Moringa Oil Demage Care Treatment
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Moringa Oil Damage Care Treatment është një trajtim intensiv i formuluar posaçërisht për të rigjeneruar dhe ushqyer flokët e dëmtuar në thellësi. Me një përqendrim të lartë të vajit të moringës, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme ushqyese, antioksiduese dhe mbrojtëse, ky trajtim ndihmon në forcimin e fibrave të flokut, rikthimin e elasticitetit dhe shkëlqimit natyral, duke e bërë flokun më rezistent dhe të shëndetshëm. Formula është gjithashtu e pasur me vajin e farave të jojobës dhe të lulediellit, të cilët hidratojnë intensivisht dhe zbusin flokun, duke e bërë më të lehtë për t’u krehur dhe më të butë në prekje. Ndërkohë, përmbajtja me panthenol dhe vaj të pemës së çajit ndihmon në ruajtjen e lagështisë brenda strukturës së flokut, duke reduktuar ndjeshëm dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm dhe stilimi i shpeshtë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht për ata të thatë, të dëmtuar apo të lyer, ky trajtim është zgjidhja ideale për këdo që dëshiron flokë të ushqyer, të shëndetshëm dhe plot jetë.
*1500ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Vaj farash moringe, ekstrakt rrënjë jatamansi, vaj farash jojoba, vaj farash luledielli, ekstrakt gjethe mente, pantenol, ekstrakt peme çaji,
Lista e plotë e përbërësve
Sodium Hyalurmate, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil Rosmarinus Officialis (Rosemary) Leaf Extract, Perses Gratissima (Avocado) Oil, Panthenal, Olea Europea (Olive) Fruit Oil Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Moring Oleifera Seed Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Melissa Officinals Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Helianthus Annuus(Sunflower) Seed Oil, Eucalyptus Gobulus Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Japonica Seed oil
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE