-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MIZON Snail Repair Intensive Ampoule
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 10 dhe Prill 11.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Keni nevojë të shtoni në rutinë një serum me efekt rigjenerues dhe njëkohësisht të minimizojë shenjat e akneve apo të moshës ? MIZON Snail Repair Intensive Ampoule, do të mahnisë këdo që me përdorimin e parë! Kjo ampulë intensive me 80% filtrati të sekretimit të kërmillit nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban peptide për të reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe plot vitamina për t'i siguruar lëkurës lëndë ushqyese. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë dhe mikse, dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
80% filtrati të sekretimit të kërmillit, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Glycerin, Ethanol, Panthenol, Glycereth-26, Punica Granatum Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Carbomer, Triethanolamine, Trehalose, Copper Tripeptide-1, Human Oligopeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Cornus Officinalis Fruit Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tropolone, Sodium Polyacrylate, Adenosine, Coptis Japonica Extract, Disodium EDTA
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shpërndani
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE