MIZON Phyto Plump Collagen Eye Gel Patch

3,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 04 dhe Maj 05.

Një shëtitje në një kopsht të qetë të rrethuar me gjelbërim të harlisur dhe një ndjenjë qetësie – kjo është ndjesia që ofron Mizon Phyto Plump Collagen Eye Gel Collagen Patch për zonën delikate rreth syve. Këto maska janë të specializuara për zonën poshtë syve dhe kanë funksion të 3-fishtë: ofrojnë hidratim të thellë, zbehin rrathët e zinj dhe minimizojnë vijat e holla dhe rrudhat. Të pasura me kolagjen të derivuar nga bimët, aminoacide, adenosenine rrisin elasticitetin e lëkurës, dhe së bashku me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, në pesha të ndryshme molekulare bëjnë të mundur hidratimin e thellë për një pamje të lëkurës plot shëndet. Nga ana tjetër formulimi me fara Moringa dhe alga deti, duke vazhduar me përbërsin “must” si niacinamidet mundësojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, dhe zbehin rrathët e zinj dhe hiperpigmentimin. Ndërsa falë formulimit me centella asiatica ofron qetësim dhe zbutje të zonës poshtë syve, duke freskuar lëkurën në të.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.

*60 maska njëpërdorimshe

Shpërndani