MIZON Cicaluronic™️ Toner, është një toner i përkryer për të ofruar hidratim të thellë dhe një pamje të shëndetshme të lëkurës, duke ndihmuar në forcimin e barrierës natyrale të saj. Ky toner ka një konsistencë të lehtë ujore dhe është pasuruar me 7 lloje të Centella Asiatica dhe 8 lloje të acidit hialuronik, që ofrojnë një ndjesi qetësuese dhe freskuese, duke siguruar një hidratim të thellë dhe të vazhdueshëm. Nërsa, përmbajtja me niacinamide dhe adenosine, do të ndihmojë në qetësimin e lëkurës dhe në riparimin e barrierës së dëmtuar. Niacinamidet, gjithashtu ndihmojnë lëkurën të arrijë një shkëlqim të shëndetshëm, duke përmirësuar teksturën e saj dhe minimizuar pamjen e poreve, ndërsa adenosine nga ana tjetër lufton rrudhat dhe shenjat e para të moshës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, dhe përthithet lehtë, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
7 lloje të Centella Asiatica, 8 lloje të acidit hialuronik, niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Betaine, Hydroxyacetophenone, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Glycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Citric Acid, Sodium Citrate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.