MIZON Cicaluronic™ Serum është një serum i avancuar që ofron një hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Ky serum ka një teksturë të lehtë dhe ujore, i pasuruar me 7 lloje të Centella Asiatica dhe 8 lloje të acidit hialuronik, duke ofruar një ndjesi qetësuese dhe freskuese për lëkurën. Përbërësit si niacinamide dhe adenosine ndihmojnë në qetësimin dhe riparimin e lëkurës. Niacinamidet përmirësojnë teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës, duke minimizuar pamjen e poreve, ndërsa adenosine lufton rrudhat dhe shenjat e para të moshës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, dhe përthithet lehtë, duke lënë lëkurën me një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

7 lloje të Centella Asiatica, 8 lloje të acidit hialuronik, niacinamide, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Tromethamine, Hydroxyethyl Cellulose, Polyglyceryl-10 Oleate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Citric Acid, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxy Propyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxyprotrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecasic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Cicaluronic™️ Serum

2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI